TIRANE - Bashkia e Tiranës përmes një njoftimi për shtyp ka njoftuar qytetarët se masa e marrë për qentë e rrugës do të vazhdojë të jetë ajo e matrikullimit, sterilizimit dhe vaksinimit të tyre.
 
Sipas njoftimit të dhënë nga bashkia e kryeqytetit kjo është dhe do të vazhdojë të jetë e vetmja metodë që do të përdoret, në lidhje me këtë problematikë.
 
Duke vazhduar më tej në njoftimin e dhënë bashkia shprehet se është e ndërgjegjshme se është larg zgjidhjes së kësaj problematike me shelter dhe klinika, ndërsa ka kërkuar edhe  bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe qytetarët. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)