Qenushja Foglia, një tjetër heroinë me katër putra që na erdhi në ndihmë gjatë tërmetit

Qenushja Foglia, një tjetër heroinë me katër putra që na erdhi në ndihmë gjatë tërmetit

Qenushja Foglia

1575137699_fo.png

Qenushja Foglia është një nga heronjtë me katër putra që erdhën në ndihmë të banorëve të ngelur nën rrënoja gjatë tërmetit të 26 nëntorit.

New York Times” ka publikuar një foto të qenushes duke e cilësuar se ndodhet në Shqipëri pas tërmetit.

 “Kjo është Foglia. Një qen kërkimi, që ka ardhur nga Italia në Shqipëri për të mbështetur ekipet që kryejnë operacionet e kërkim-shpëtimit, pas termeteve që goditën vendin në fillim të javës. Roli i Foglia-s dhe i pronarëve të saj është shumë i rëndësishëm.

Tre ekipe kërkim-shpëtimi prej më shumë se 200 vetash janë vendosur në Shqipëri, nëpërmjet mekanizmit tonë të mbrojtjes civile. Tani, po ndihmojmë duke iu përgjigjur kërkesës së Shqipërisë për më shumë mbështetje me ndihma logjistike dhe inxhinierë konstruktorë,”- shkruhet krahas fotove.

Ashtu si Foglia që në italisht do të thotë fletë, është edhe Sadaku, një nga heronjtë e vegjël që dha një kontribut shumë të madh për forcat ndihmëse dhe vetë jetët e mbetura nën rrënojat e banesave të shkatërruara.

Foglia


Lajmi kryesor:

HERONJTË/ Rëfimi i zjarrfikësit Italian: Njerëzit na falenderonin, na ofronin ushqim dhe dhurata


  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Volejboll femra/ Skënderbeu mposht Tiranën dhe shpallet kampion i Shqipërisë! Festë dhe mijëra spektatorë në Korçë (VIDEO)

Volejboll femra/ Skënderbeu mposht Tiranën dhe shpallet kampion i Shqipërisë! Festë dhe mijëra spektatorë në Korçë (VIDEO)