Qepa dhe patatja, mbajnë lart inflacionin e ushqimeve në qershor, rritje me 26%

Qepa dhe patatja, mbajnë lart inflacionin e ushqimeve në qershor, rritje me 26%

Përqendrimi i konsumit në shportën e mallrave ushqimore e rrit se tepërmi ekspozimin inflacionit edhe ndaj një artikulli, si në rastin e këtij viti, të qepës dhe të patates. Pas një periudhe tre mujore kur çmimet mesatare të ushqimeve frenuan ritmet e rritjes, në qershor nisi sërish shtrenjtimi. Çmimet e ushqimeve u rriten mesatarisht me 10.9 për qind në krahasim me qershorin e vitit të kaluar, nga 10,6% në maj dhe 10% në prill.

Siç shihet çmimet e ushqimeve po ngrenë krye në kulmin e sezonit bujqësor, ku zakonisht tregjet kanë mbi furnizim dhe çmimet reduktohen. Të dhënat nga tregu referojnë se çmimet e larta po vijnë nga problematikat në sektorin e prodhimit të bujqësisë dhe blegtorisë. Çmimet e zarzavateve dhe patateve në qershor shënuan rritje vjetore me 26%, si rrjedhojë e prodhimit të kufizuar të qepës së patates që po reflektojnë çmime jashtëzakonisht të larta.

Një kilogram patate dhe qepë ka kushtuar 100-120 lekë në tregjet e pakicës këto ditë nga rreth 70 lekë që ishte vitin e kaluar në këtë kohë. Gjithashtu çmimet e mishit dhe bulmetit u rriten me ritme të larta edhe në muajin qershor me rreth 14.4%. Inflacioni u rrit mesatarisht me 4 % në muajin qershor, ritmet më të ulëta që nga shkurti 2022, mirëpo artikujt e shportës u rriten me ritme 2.5 herë më të larta se inflacioni, ndërsa për disa shtrenjtimi është shumë më i lartë.

Tregu ka vështirësi me furnizimin normal me qepë dhe patate për shkak të rënies së prodhimit në zonën e Korçës, prodhuesi më i madh i këtyre artikujve. Kjo erdhi për dy arsye. E para me një tendence për të mbjellë grurë në vend të qepës dhe patates. Nisur nga frika që nxiti lufta në Ukrainë u mbollën më shumë drithëra. Teksa kriza e drithërave ishte me e lehte se sa pritej dhe importet vijuan normalisht, në treg nisi kriza e furnizimit me qepë dhe patate, ndërsa gruri mbeti stok në magazinat e fermerëve.

E dyta lidhet me motin jo shumë favorizues në gjysmën e parë të vitit ku reshjet e dendura dhe breshëri në zonat prodhuese të Kukësit dhe Korçës dëmtuan prodhimet e reja të qepës dhe patates. Qumështi dhe vezët ishin gjithashtu produkti me shtrenjtimi më të lartë të çmimeve në qershor me rritje vjetore rreth 14.4%. Rritja e çmimeve në artikujt blegtorale po bëhet e qëndrueshme dhe po nxitet nga rënia e krerëve të bagëtive të qumështit në shpejtësi vit pas viti. Kjo situatë në sektorin blegtoral po sjell mangësi në furnizimin e rregullt me bulmet dhe mish çka ka sjellë edhe rritje të çmimeve në këto artikuj.

Mungesat e prodhimit vendas përveçse ka ndikuar në rritjen e çmimeve po rigjallërojnë kanalet e importit. Në pikat e pakicës patatet dhe qepët në të shumtën janë import. Gjithashtu produktet e bulmetit të importit po dominojnë raftet në supermakete pasi po konkurrojnë në çmim dhe cilësi prodhimin vendas./Monitor

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Instat: 11/07/2023 08:34

    Ore ku i ble qepet ky Instati me 120 lek?! Te na e tregoj dhe ne kete super tregun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë