Qershori nis i 'përgjakur', 4 vrasje në 4 ditë! Një biznesmen ekzekutohet në derë të shtëpisë, vjehrri vret ish-dhëndrin në sy të vajzës, 15 plumba kallashnikovi 43-vjeçarit në Vlorë...

Qershori nis i 'përgjakur', 4 vrasje në 4 ditë! Një biznesmen ekzekutohet në derë të shtëpisë, vjehrri vret ish-dhëndrin në sy të vajzës, 15 plumba kallashnikovi 43-vjeçarit në Vlorë...

4 të vrarët në 4 ditët e parë të qershorit

Ndonëse jemi vetëm në fillim të qershorit, ky muaj ka nisur i përgjakshëm pas në vetëm 4 ditët e parë të këtij muaji janë regjistruar katër vrasje.

Muaji i parë i verës nisi ekzekutimin në derë të shtëpisë të biznesmenti Çajup Selimi. Më 1 qershor ai u vra në Tepelenë për vdekje në derë të shtëpisë, ndërsa ende nuk ka autorë të dyshuar. Selimi në banesën e tij në një pallat në lagjen "15 shtatori" në Tepelenë është thirrur nga një person në katin e parë për të zbritur poshtë. Në këtë moment 52-vjeçari ka dalë nga banesë për të shkuar poshtë, por një person tjetër po e priste me armë në katin e dytë, duke e qëlluar 2 herë me pistoletë, ku një prej plumbave e ka kapur në zemër duke rezultuar fatal për të. Më pas autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Mendohet se 52-vjeçari njihej me personin që e ka thirrur dhe ka vajtur për ta takuar poshtë pallatit. Nuk dihen ende arsyet e vrasjes së biznesmenit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Vetëm një ditë më pas, më dy qershor u shënuan 2 viktima. Në Vlorë u ekzekutua  po në derë të shtëpisë Shkëlzen Velaj, vrasje për të cilën ende nuk ka autorë të dyshuar. Në po të njëjtën ditë u vra në Lushnjë Hirakli Qorri, që u qëllua për vdekje nga Sofokli Shani, i cili ishte në gjendje të dehur.

'O ma hape derën' ishin fjalët e fundit të Shkëlzen Velajt, 43 vjeç, para se të ekzekutohej me 15 plumba në trup nga 2 persona, ende të paidentifikuara. Ekzekutimi ndodhi 5 minuta para mesnatës së të mërkurës në qytetin e Vlorës. Në momentin që e ëma e 43-vjeçarit hapi derën, pa të birin të vrarë në tokë të mbuluar nga gjaku. Për të ishte tepër vonë, edhe pse ai u transportua në spital, plumbat kishin prekur organet jetësore duke rezultuar fatal për 43-vjeçarin. 43 vjeçari ka qenë duke hyrë në shtëpi, kur ka vënë re  se po ndiqej nga një makinë e dyshimtë. Kjo ka bërë që ai të ndihej i rrezikuar për jetën e tij, pasi nuk ka fikur as makinën, por e ka lënë atë ndezur dhe ka ikur me vrap për t'u futur sa më shpejt në banesë. Por edhe 2 autorët e kanë ndjekur nga pas deri në katin e 5-të të pallatit dhe kanë zbrazur një karikator kallashnikovi duke qëlluar mbi 20 herë, ku 15 prej plumbave e kanë prekur në trup. 

Vetëm pak minuta pas ekzekutimit në Vlorë është regjistruar një tjetër vrasje në Lushnje. Rreth orës 23:47 të mbrëmjes së kaluar, autori Sofokli Shani, ka vrarë me armë zjarri 62 vjeçarin Hirakli Qorri në lokalin e tij, ndërsa ka plagosur djalin e viktimës Kejdi Qorri 31 vjeç. 62 vjeçari ka ndërruar jetë në vend, ndërsa djali i tij u plagos rëndë. Shkak i ngjarjes është bërë një debat i çastit në lokal midis autorit dhe viktimës, debat i cili ka përfunduar në përplasje fizike. Pasi është konfliktuar autori ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë armën që e mbante pa leje e më pas është rikthyer në lokal ku dhe ka qëlluar.

Autori pasi ka kryer krimin është larguar nga lokali dhe është kapur vetëm pak minuta pas vrasjes bashkë me armën e krimit. Mësohet se ai ishte i dehur. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur ngjarjen.

Ndërkohë, ditën e djeshme opinioni publik u trondit me vrasjen në mes të Tiranës të Kudret Saliajt. Ai u qëllua nga ish-vjehrri Mexhit Picari. Një  divorc ka sjellë vrasje në mes të Tiranës, pranë gjykatës. Mexhit Picari 53 vjeç ka vrarë në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj 41 vjeç, pak minuta para seancës së 5-të. I plagosur, jashtë rrezikut për jetën, mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama.

Kudret Saliaj është qëlluar me 8 plumba, nga vjehrri, ndërsa në trup e kanë kapur 5 plumba. Viktima në momentin që është vrarë nga ish-vjehrri, ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin et tij në këtë proces divorci, Adriatik Camaj i cili po ashtu ka mbetur i plagosur. Autori ka qenë bashkë me vajzën Dhurata Salia në të njëjtin lokal me viktimën, disa karrige me tej. Burime për Report Tv bëjnë me dije se nuk ka pasur sherr mes tyre por ai i ka shkuar afër dhe e ka qëlluar me pistoletë. Pasi ka kryer vrasjen, autori është larguar me këmbë mes pallatesh dhe më pas është arrestuar tek shtëpia e vajzës së tij në Yzberisht.  Pas ngjarjes Picari e ka hedhur pistoletën TT në lumin Lana, ndërsa arma e krimit është gjetur pas disa orë kërkimesh në tokë rrëzë lumit dhe jo brenda në ujë.

Kudret Saliaj, Hirakli Qorri, Shkëlzen Velaij dhe Çajup Selimi

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albi: 05/06/2021 09:15

    Vend katrahure c'fare pret..Vite drite larg perendimit e qyteterimit..

    Përgjigju
  • Jkdk: 05/06/2021 08:57

    Hengshin kokat e njeri tjetrit-cit. Lideri.

    Përgjigju
  • Vl .: 05/06/2021 07:59

    Skeni par gje akoma ne vlore do jap meksika lajmet e shqiperis

    Përgjigju
    • TR: 05/06/2021 12:08

      Mos më vlla se u rrafshu veni .. gjynof ke zoti.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni