Qeveri besimi për zgjedhjet, Peleshi:
S'kemi faj ne nëse LSI nuk ka ofertë 

Qeveri besimi për zgjedhjet, Peleshi:<br />S'kemi faj ne nëse LSI nuk ka ofertë 
KORÇE-Zv/kryeministri Niko Peleshi gjatë inspektimit të punimeve për rikonstruksionin e teatrit 'Andon Zako Çajupi' me një fond prej 134 milionë lekë ka komentuar edhe krizën politike.
 
Peleshi u shpreh se kjo qeveri nuk ka asnjë arsye që t'ia lerë vendin një tjetër qeverie, pasi është votuar nga populli dhe votëbesuar në Kuvend.
 
"Nëse partitë e tjera brenda apo jashtë koalicionit kjo ka pak rëndësi në të gjithë spektrin politik nuk kanë ofertë për zgjedhjet kjo nuk është përgjegjesia jonë" u shpreh ai pas deklaratës së Metës se nuk ka zgjedhje pa opozitën dhe se duhet një qeveri besimi për t'i dhënë garanci.
 
"Kemi një qeveri legjitime që ka ardhur me votën e popullit, qeveria vjen dhe ikën përmes votëbesimit të popullit dhe votëbesimit në parlament, nëse një nga këto ka rënë na duhet të presim datën e zgjedhjeve që të provojmë se kë mbështesin shqiptarët dhe parlamenti ka të drejtën e vet të mandatohet pro apo kundër kësaj qeverie"tha Peleshi.
 
Ai deklaroi se do të respektojmë datën e zgjedhjeve pavarësisht vendimit të PD apo LSI.
 
Reagimi i plotë i Niko Peleshit
Per ne si parti socialiste ditet do jene te qeta deri me 18 Qershor sepse jemi partia ne qeverisje dhe ne respektim te kushtetutes sepse respektojne daten e zgjedhjeve.
 
Kemi dy sfida te mbeshtesim ate proces zgjedhor qe do te jete me i miri ne 27 vite, dhe tu tregojme shqiptareve se cfare kemi bere dhe se cfare mund te benim me mire ose me shume.
 
Shqiperia ka nevoje per me shume vende pune por ne keto kater vite kemi shtruar rrugen permes konsolidimit te shtetit ligjor dhe reformave per te ecur me shpejtesi ne rrugen e punesimit. Kete e sjellim si oferte ne zgjedhje.
 
Nese partite e tjera brenda apo jashte koalicionit kjo ka pak rendesi ne te gjithe spektrin politik nuk kane oferte per zgjedhjet kjo nuk eshte pergjegjesia jone, pergjegjesia jone eshte qe te krijojme te gjitha kushtet qe cdo parti qe ka nje oferte qe ka dicka per te thene ne kembim te votes qe do u kerkoje shqiptareve, ta ushtroje kete te drejte lirisht.
 
Kemi nje qeveri legjitime qe ka ardhur me voten e popullit, qeveria vjen dhe iken permes votebesimit te popullit dhe votebesimit ne parlament, nese nje nga keto ka rene na duhet te presim daten e zgjedhjeve qe te provojme se ke mbeshtesin shqiptaret dhe parlamenti ka te drejten e vet te mandatohet pro apo kunder kesaj qeverie.
 
Ne kemi nje qeveri legjitime qe nuk ka asnje arsye ti lere vendin nje qeverie tjeter e cila ne fakt vjen si nje kerkese absurde e opozites qe pa dashur te jem negativist eshte me teper nje pretekst sesa nje kerkese racionale.
 
Ka nje rregull shume te thjeshte ne demokraci, demokracia ka ne themel te vet voten. Nese partia socialiste votebesohet per te vazhduar punen edhe kater vitet e tjera per kete ne nuk mund te shtiem fall nuk mund te shohim filxhanin e asnje lloj kafeje dhe asnje lloj institucioni por duhet te presim filxhanin e 18 Qershorit.
 


 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot