Qeveria austriake, 4.2 milionë euro grant për ujësjellësin


TIRANE, 9 Mars/ATSH/- Marrëveshja e grantit prej 4.2 milionë eurosh ndërmjet Shqipërisë dhe Agjencisë austriake të Zhvillimit, për asistencën teknike për sistemin e ujësjellës - kanalizimeve do të përmirësojë kushtet e jetesës për popullsinë shqiptare, nëpërmjet furnizimit më të qëndrueshëm me ujë dhe një situate të përmirësuar të sistemit të kanalizimeve.
Zëvendësministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Ylli Manjani, deklaroi të hënën gjatë diskutimit të marrëveshjes në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave se financimi i shërben përmirësimit të shërbimit si dhe menaxhimit të drejtorive të ujësjellës-kanalizimeve. Sipas tij, janë 181 ndërmarrje edhe në Komuna, të cilat reforma territoriale do t'i grupojë ato duke bërë të mundur rritjen e nivelit të menaxhimit të tyre. Sipas tij, është i rëndësishëm inventarizimi i objekteve që kanë këto ndërmarrje.
Ndërkohë, Manjani vuri në dukje se duhet një ristrukturim në këtë sektor dhe reformë kompetence, pasi segmentizimi në pushtetin vendor ka bërë që shumë mos të funksionojnë.
"Reforma territoriale e ndihmon shumë këtë në menaxhimin e tyre", tha zv.ministri, Ylli Manjani. ndërkohë që opozita akuzoi qeverinë se nuk ka një strategji për zhvilimin e këtij sektori. Deputeti i PD-së, Ridvan Bode u shpreh se nuk ka një strategji të qartë për këtë sektor. Ndërsa deputeti Shrefedin Shehu tha se, vitet e fundit ka patur probleme me financimet e huaja të cilat nuk janë realizuar, pasi nuk kemi patur menaxher por një drejtor politik.
Aktualisht janë 57 ndërmarrje të ujësjellës-kanalizimeve në vend në rang bashkish. Fondi do të përdoret për asistencë teknike për drejtorinë e përgjithshme. Marrëveshja e grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Austriake të Zhvillimit, për asistencën teknike për sistemin e ujësjellës - kanalizimeve, është nënshkruar më 12 dhjetor 2014. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të arrijë përmirësimin e kushteve të jetesës për popullsinë shqiptare, nëpërmjet furnizimit më të qëndrueshëm me ujë dhe një situate të përmirësuar të sistemit të kanalizimeve./a.gjonaj/ /a.g/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave