EKSKLUZIVE/ Qeveria do t’i hapë rrugë importit të mbetjeve nga jashtë, do i përdorë industria! Por lista, ende jo publike

Në Shqipëri, qeveria po diskuton lejimin e importit të mbetjeve nga jashtë që do të përdoren për lëndë djegëse në industrinë e çimentos, industrinë prodhuese dhe atë ricikluese. Kjo kërkesë e bërë nga industritë, sipas burimeve do të përfshihet edhe në projektligjin për ‘Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve’, të cilin Ministria e Turizmit ka hartuar me mbështetje të ndërkombëtareve, por që ende nuk e ka bërë publik.

Është e paqartë pse drafti ligjor nuk po diskutohet gjerësisht me publikun, ndërsa burime për Report Tv nga ministria, bëjnë me dije se ky projektligj do të bëhet publik vetëm në fund të muajit qershor.

Burimet nga qeveria gjithashtu konfirmojnë se po diskutohet lejimi i importit të atyre mbetjeve që janë pjesë e listës së gjelbër, që i lejon edhe BE, të tilla si mbetje kartoni, letre, alumini, hekuri, mbetjet plastike, mbetje plumbi, mbetje zinku, mbetje industriale apo mbetje mjekësore. Por ende nuk ka një listë konkrete të mbetjeve që do të lejohen për import, e cila do të mund të sqaronte edhe impaktin mjedisor, nëse do të kishte apo jo reduktim të ndotjes apo jo.

Një nismë e tillë është diskutuar edhe në vitin 2016, ku aso kohe deputeti i PS-së Eduard Shalsi, pati propozuar që të lejohet importi i mbetjeve, që bëjnë pjesë në ‘Listën e Gjelbër’, të BE, ku listohen mbetje, nga ato të hekurit, aluminit, mbetjet e kafshëve, shpendëve, mbetje plastike, hire, mbetje qeramike etj.  Por sipas burimeve, jo të gjitha mbetjet e kësaj liste do të lejohet të importohen.

Ndërsa sipas informacioneve të marra nga bizneset që kanë kërkuar që të lejohet importi i këtyre lëndëve me qëllim që të përdoren si burim alternativ për industrinë e çimentos, bëhet fjalë që të zëvendësohet koksi i naftës dhe zhavorret bituminoze, të përdorura deri më tani, me lëndë djegëse të përbëra nga mbetjet që në vend do të vijnë si produkt i kompostuar. Burimet thonë se bëhet fjalë për Ardiesin ose SRF që janë mbetje industriale të kompostuara.

Përdorimi i këtyre produkteve alternative, bazuar në analizat ndërkombëtare është me kosto më të ulët, dhe ndot më pak sesa koksi i naftës, zhavorret bituminoze apo qymyri. Pra motorët e prodhimit nuk do të vihen në punë me koksin e naftës por me mbetjet që do të importohen, dhe sipas informacioneve këto mbetje do të përzihen me çimenton në furrë, për të prodhuar produktin final.

Ndërsa për industritë e tjera, do të lejohet importi i lëndëve të para dytësore, pjesë e listës së gjelbër, të tilla si letra, kartoni mbetjet plastike dhe të tjera, që po ashtu do të përdoren si burim alternativ energjie për biznesin e tyre. Përdorimi i këtyre mbetjeve ul koston e prodhimit për bizneset.

Ndërkohë importi i mbetjeve ka qenë i lejuar deri në vitin 2013, por që u ndalua menjëherë pas ardhjes në pushtet të socialistëve.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/05/2024 03:02

    Kush do dale te protestoje per importin e pleherave?! Shqipot e kane mendjen te dalin per kryeplerat e Rithemelimit,PL dhe PS! Dhe kryepleherat e politikes kane hall te mbushin xhepat dhe te rrine ne maje te pushtetit sa me gjate e sa me lart,qe ne kete rast eshte maja e maleve me plera qe gjithashtu do t'i ngene e do t'i lartesojne lart e me lart ne zemrat e atyre shqipove qe kane mbetur aty dhe qe i votojne e qe i perkrahin akoma!!

    Përgjigju
  • Lexues: 16/05/2024 22:16

    Ore, ne qofte se eshte gje normale tregtia e plehrave pse nuk eksportojme? Gjeja qe ke me bollek eksportohet, nuk importohet.

    Përgjigju
    • I.M: 17/05/2024 05:24

      Ne eksportojmë çdo gjë me vlerë që do Europa dhe importojmë plehrat e tyre që ata nuk i duan. Do më për futjen në BE.

  • Berti: 16/05/2024 18:02

    Qeveria te na pastroje nje her kto qe po behen male.pastaj te sjelle mbeturinat e botes. Jam i pari ne proteste nese na sjellin mbeturina. Na sollen refugjatet e italise tani do na sjellin edhe halet e botes.

    Përgjigju
  • Kosh plehrash: 16/05/2024 17:36

    U bë Shqipëria. Kthehuni se duhet krah pune.

    Përgjigju
  • Populli: 16/05/2024 17:31

    Ne cdo vend te botes popujt ngrihen ne protesta te fuqishme ne te tilla raste kurse populli shqiptar e ka mendjen te largohet jashte shtwtit

    Përgjigju
    • Sapa: 17/05/2024 05:35

      Nga mosekzistenca e shtetit largohen!

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Festa me fishekzjarre në jaht i vë zjarrin ishullit grek, 13 të arrestuar

Greqi/ Festa me fishekzjarre në jaht i vë zjarrin ishullit grek, 13 të arrestuar