Qeveria miraton amnistinë, rreth 600 të dënuar pranë familjeve për festa! Manja: Projekligji në Kuvend

Qeveria ka miratuar projektligjin për amnistinë, i cili është depozituar në Kuvend. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se rreth 600 të dënuar do të kalojnë festat pranë familjarëve.

“Doja të falënderoja kolegët në qeveri që votuan pr.ligjin për dhënien e amnistisë. Ky pr ligj do depozitohet në kuvend dhe fjalën e kanë deputetet që duhet të japin votën e tyre shumicë e cilësuar për kalimin e pr ligjit për dhënien amnistie. Nga kjo amnisti, nëse do të marrë votën e deputetëve në Kuvend përfitojnë rreth 600 persona të dënuar që t’i kalojnë festat pranë familjarëve. Projektligji për dhënie amnisti është në Kuvendin e Shqipëri”, tha Manja.

Kush janë përfitues nga amnistia?

Sipas nenit 3 të pr/ligjit të publikuar në faqen zyrtare  përjashtohen nga vuajtja e dënimit

-Personat meshkuj, dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 30.11.2023, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi;

-Personat femra, dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 4 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 30.11.2023, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi;

-Personat meshkuj, dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet;

- Personat femra, dënuar me burgim, të cilave, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 4 vjet;

- Personat e dënuar meshkuj, të cilët në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë baras ose mbi moshën 60 vjeç;

 - Personat e dënuar femra, të cilat, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç;

Personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç.

 Nuk përjashtohen nga vuajtja e dënimit personat, të cilët i janë shmangur drejtësisë me vullnet procedimit penal, zbatimit të masave të sigurimit ose ekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë të dënimit.

Kush nuk përfiton nga amnistia?

Neni 4 përcakton kriteret ndaluese nga përfitimi i amnistisë, dhe liston aty të dënuarit për vepra të rënda, si krime kundër jetës, kundër njerëzimit, krim i organizuar, vepra të rënda penale, krime kundër autritetit të shtetit, etj. Në nenin 5 të amnistisë, përcaktohet se të gjithë personat e dënuar, të cilët nuk plotësojnë kriteret për t’u liruar, u zbritet 1 vit e gjysmë për personat e dënuar, gra, dhe të mitur dhe 1 vit për personat e dënuar, burra. Nga ky përfitim ulje dënimi përjashtohen të dënuarit përjetë, të dënuarit për vrasje dhe të dënuarit nga gjykata e posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ligji i amnistisë do dërgohet në Kuvend dhe hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare.

Pak ditë më parë Ministria e Drejtësisë i përcolli qeverisë draftin final të amnistisë në burgje.  Në total, dokumenti i amnistisë ka tetë nene dhe gjashtë faqe, ku përcaktohen përfituesit, por edhe personat e përjashtuar nga përfitimi prej saj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:40
Pr/ligji në Kuvend/ Të dënuarit që nuk mund të përfitojnë nga amnistia penale

1700039378_belgjikeburgabuzimseksual.jpg

Qeveria miratoi sot projektligjin “Për dhënie amnistie”, nga i cili përfitojnë rreth 600 të dënuar, kryesisht gra dhe të mitur. Neni 4 i pr/ligjit përcakton nenet për të cilat nuk mund të aplikohet aminstia penale. Liston aty të dënuarit për vepra të rënda, si krime kundër jetës, kundër njerëzimit, krim i organizuar, vepra të rënda penale, krime kundër autritetit të shtetit, etj.

Neni 4

Kriteri ndalues për përfitimin e amnistisë

1. Pavarësisht nga parashikimet e shkronjave “a”, “c” dhe “d”, të nenit 3, të këtij ligji, nuk përjashtohen nga vuajtja e dënimit personat e dënuar për:

a) krime kundër njerëzimit, të parashikuara në nenet 73, 74, 74/a dhe 75 të Kodit Penal;

b) krime kundër jetës, të kryera me dashje, të parashikuara në nenet 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/c, 80, 81, 82, 83, 83/a, 83/b dhe 84/a të Kodit Penal, si dhe në nenin 77 të Kodit Penal Ushtarak;

c) vepra penale të kryera me dashje kundër shëndetit, të parashikuara në nenet 86, 87, 88, 89/a, 93, 96 dhe 99 të Kodit Penal;

ç) krime seksuale, të parashikuara në nenet 100, 101, 102, 102/a, 103, 104, 105, 106, 107/a, 108 dhe 108/a të Kodit Penal;

d) vepra penale kundër lirisë së personit, të parashikuara në nenet 109, 109/a, 109/b, 109/c, në paragrafin e dytë të nenit 110, në nenet 110/a, 110/b, 110/c dhe 111 të Kodit Penal;

dh) vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit, të parashikuara në nenin 114, në paragrafët e dytë dhe të tretë të nenit 117, në nenet 119, 120, 121 dhe 121/a të Kodit Penal;

e) vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, të parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 124, nenin 124/a, në paragrafët e dytë e të tretë të nenit 124/b, në nenet 128/a, 128/b, 129 dhe 130/a të Kodit Penal;

ë) vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike, të parashikuara në paragrafin e tretë të nenit 134, në nenet 135, 136, në paragrafin e dytë të nenit 137/a, në paragrafin e dytë të nenit 138, në nenet 138/a, 139, 140, 141, 141/a, në nenet 143/a, 143/b, 144/a, 151, 152, 153, 154, 154/a, në paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 155, në paragrafin e dytë të nenit 159, në paragrafin e dytë të nenit 160, në nenet 164/a, 164/b, 175, në paragrafët e dytë dhe të tretë të nenit 180 dhe në nenin 181/a të Kodit Penal, si dhe në paragrafët e dytë dhe të tretë të nenit 59 të Kodit Penal Ushtarak;

f) vepra penale kundër falsifikimit të dokumenteve, të parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 186/a, në paragrafin e dytë të nenit 187, në paragrafin e dytë të nenit 188, në nenet 190, 191, 192 dhe në paragrafin e dytë të nenit 192/b të Kodit Penal;

g) veprat penale që cenojnë regjimin juridik të tokës dhe të ndërtimeve, të parashikuara në paragrafët të tretë dhe të katërt të nenit 199/a dhe në nenin 199/b të Kodit Penal;

gj) vepra penale kundër mjedisit, të parashikuara në paragrafin e dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të nenit 201, në nenet 201/a, 201/b, 201/c, 201/ç, 202, 202/b, 203, 206/a dhe 206/b të Kodit Penal;

h) krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues, të parashikuara në nenet 208, 209, 210, 211, 212, 213, 214, 215, 216, 217, 218, 219, 220, 221, 222, 223, 224 dhe 225 të Kodit Penal;

i) krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera, të parashikuara në nenet 226 dhe 228 të Kodit Penal;

j) vepra me qëllime terroriste, të parashikuara në nenet 230, 230/a, 230/b, 230/c, 230/ç, 231, 232, 232/a, 232/b, 233, 234, 234/a dhe 234/b të Kodit Penal;

k) krime kundër autoritetit të shtetit, të parashikuara në nenet 237, 238, 243, 244, 244/a, 245, në paragrafin e dytë dhe të katërt të nenit 245/1, në paragrafin e dytë të nenit 247, në nenet 248, 248/a, 250, 252, 253, 257/a, 258, 259, 259/a, 260, 265, 265/a, 265/b, 265/c, 266, 267, 268, 270, 271,  në paragrafët e parë, të dytë, të gjashtë, të shtatë dhe të tetë të nenit 278, në nenet 278/a, 278/b , në paragrafin e dytë të nenit 281, në paragrafin e dytë të nenit 282, në nenet 282/a, 282/b, 282/c, 283, 283/a, 284, 284/a, 284/c, 284/ç, 284/d, 285, 286, 287, 287/a, 287/b, 288, 288/a, 288/b, 288/c, 288/ç, në paragrafin e dytë të nenit 289, në paragrafët e dytë, të tretë dhe të katërt të nenit 290, në paragrafin e dytë të nenit 292, në nenet 293/a, 293/b, 293/c, 293/ç, 294, 295, në paragrafët e parë, të tretë, të katërt, të pestë dhe të gjashtë të nenit 295/a, në paragrafin e katërt dhe të pestë të nenit 298, në nenin 299 të Kodit Penal, si dhe në nenin 70 të Kodit Penal Ushtarak;

l) vepra penale kundër drejtësisë, të parashikuara në nenet 302, 303, 311, 312, 312/a, 313, 313/a, 313/b, 314, 316, 317, 318, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh, 319/e, në paragrafin e dytë të nenit 323, në nenin 324 dhe në paragrafin e dytë të nenit 324/a të Kodit Penal;

 ll) vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, të parashikuara në nenet 325, 326, 326/a, 327, 327/a, 328, 328/a, 328/b, 329, 330, 330/a, 331, 331/a, 332 dhe 332/a të Kodit Penal;

m) vepra penale të kryera nga banda të armatosura dhe organizata kriminale, të parashikuara në nenet 333, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

2. Pavarësisht nga parashikimet e shkronjave “b”, “ç”, “dh” dhe “e” të nenit 3, të këtij ligji, nuk përjashtohen nga vuajtja e dënimit personat e dënuar për:

a) krime kundër njerëzimit, të parashikuara në nenet 73, 74, 74/a dhe 75 të Kodit Penal;

b) krime kundër jetës, të kryera me dashje, të parashikuara në nenet 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/c,81 dhe 83/b të Kodit Penal;

c) vepra penale të kryera me dashje kundër shëndetit, të parashikuara në nenet 86, 87, 88 dhe 89/a dhe 93 të Kodit Penal;

ç) krime seksuale, të parashikuara në nenet 100, 101, 103, 104, 105, 106, 107/a  108 dhe në paragrafin e dytë të nenit 108/a të Kodit Penal;

d) vepra penale kundër lirisë së personit, të parashikuara në nenet 109, 109/b, 109/c, në paragrafin e dytë të nenit 110, në nenet 110/a, 110/b, 110/c dhe 111 të Kodit Penal;

dh) vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit, të parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 114, në paragrafët e dytë dhe të tretë të nenit 117 dhe në nenin 121 të Kodit Penal;

e) vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, të parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 124, në nenin 124/a, në paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 124/b, në nenet 128/a e 128/b dhe 129 të Kodit Penal;

ë) vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike, të parashikuara në nenet 135, 136, në paragrafin e dytë të nenit 137/a, në paragrafin e dytë të nenit 138,  në nenet 139, 140, 141, 143/a, 143/b, 144/a, 151, 152, 153, 154, 154/a, në paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 155, në paragrafin e dytë të nenit 159, në nenet 164/a, 164/b, 175, në paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 180 dhe në nenin 181/a të Kodit Penal;

f) vepra penale kundër falsifikimit të dokumenteve, të parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 186/a, në paragrafin e dytë të nenit 187, në paragrafin e dytë të nenit 188, në nenet 190, 191 dhe 192 dhe në paragrafin e dytë të nenit 192/b të Kodit Penal;

g) vepra penale kundër mjedisit, të parashikuara në paragrafin e dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të nenit 201, në nenet 201/a, 201/b, 201/c, 201/ç, 202, 202/b, 203, 206/a, 206/b, të Kodit Penal;

gj) krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues, të parashikuara në nenet 208, 209, 210, 211, 212, 213, 214, 215, 216, 217, 218, 219, 220, 221, 222, 223, 224 dhe 225 të Kodit Penal;

h) krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera, të parashikuara në nenet 226 dhe 228 të Kodit Penal;

i) vepra me qëllime terroriste, të parashikuara në nenet 230, 230/a, 230/b, 230/c, 230/ç,  231, 232, 232/a, 232/b, 233, 234, 234/a dhe 234/b të Kodit Penal;

j) krime kundër autoritetit të shtetit, të parashikuara në nenet 243, 244, 244/a, 245, 248, 248/a, 250,253, 257/a, 258, 259, 259/a, 260, 265, 265/a, 265/b, 265/c, 266, 267,268,  në paragrafin e pestë, të gjashtë, të shtatë dhe të tetë të nenit 278, në nenet 278/a e 278/b, në paragrafin e dytë të nenit 281, në paragrafin e dytë të nenit 282, në nenet 282/a, 282/b, 282/c, 283, 283/a, 284, 284/a, 284/c, 284/ç, 284/d, 285, 286, 287, 287/a, 287/b, 288, 288/a, 288/b, 288/c, 288/ç, në paragrafin e dytë të nenit 289, në paragrafin e dytë, të tretë dhe të katërt të nenit 290, në paragrafin e dytë të nenit 292, në nenet 293/a, 293/b, 293/c, 293/ç, 294, 295, në paragrafin e parë, të tretë, të katërt, të pestë dhe të gjashtë të nenit 295/a, në paragrafin e katërt dhe të pestë të nenit 298 dhe në nenin 299 të Kodit Penal, si dhe në nenin 70 të Kodit Penal Ushtarak ;

k) vepra penale kundër drejtësisë, të parashikuara në nenet 302, 303, 311, 312, 312/a, 313, 313/a, 313/b, 314, 316, 317, 318, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh, 319/e, në paragrafin e dytë të nenit 323, në nenin 324 dhe në paragrafin e dytë të nenit 324/a të Kodit Penal;

l) vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, të parashikuara në nenet 325, 326, 326/a, 327, 327/a, 328, 328/a, 328/b, 329, 330, 330/a, 331, 331/a, 332 dhe 332/a të Kodit Penal;

ll) vepra penale të kryera nga banda e armatosur dhe organizata kriminale, të parashikuara në nenet 333, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Ora 18:06
Me propozim të Manjës, Klevis Qose emërohet drejtori i ri i Shërbimit të Provës

1701882455_manja.jpg

Me propozim të Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, Këshilli i Ministrave në mbledhjen e pasdites ka emëruar Klevis Qosen, Drejtor të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës. Më herët Qose ka mbajtur detyrën si drejtor i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve.

Ora 17:53
Marrëveshja me Italinë në Kushtetuese? Manja: Ka kaluar të gjitha filtrat para se të nënshkruhej! Çështja Beleri? I takon drejtësisë

 

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, gjatë prezantimit të projektligjeve të miratuara sot nga qeveria u pyet edhe në lidhje me marrëveshjen me Italinë për emigrantët dhe dërgimin e saj nga opozita në Gjykatën Kushtetuese.

Manja tha se marrëveshja s’ka si të jetë anti-kushtetuese, pasi ka kaluar të gjitha filtrat para se të nënshkruhej nga dy kryeministrat.

‘Qëndrimi jonë dhe i kësaj marrëveshje e është e drejta e gjithë kujt ta çojnë në GJK. Por nuk ka si të jetë anti-kushtetuese kur ka kaluar të gjitha filtrat me palën italiane. Kjo marrëveshje ka kaluar të gjitha filtrat para se të nënshkruhej nga të dy kryeministrat.’- tha Manja.

Sa i takon çështjes Beleri dhe akuzave të Sali Berishës në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë, Manja tha se kjo është një çështje që i takon drejtësisë.

‘Në fakt të thamë të drejtën sinqerisht ka kohë që nuk e marr seriozisht Berishën pasi ka humbur sensin e kohës dhe të realitetit. Çështja Beleri është çështje që i takon drejtësisë edhe sa i takon çështjes së fundit. Në vendimin e Gjykatës së Lartë e keni arsyetimin e saktë që ka të bëjë me arsyetimin ligjor që ka mbajtur Ministria e Drejtësisë. Berisha ka kohë që është jashtë realitetit.’- tha Manja.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 07/12/2023 06:40

    Mire bene qe hoqen 600 se do duhen ca vende te lira per ti mbushur me kriminelet e radhes qe kapen dita dites or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur