Qeveria e “gjobit” 23 mln euro
CEZ: Biznesi në Shqipëri, fe

Qeveria e “gjobit” 23 mln euro<br />CEZ: Biznesi në Shqipëri, fe
PRAGE- Një gazetë e përditshme e Republikës Çeke vlerëson se tanimë Çekia dhe Shqipëria janë përfshirë në një luftë ligjore dhe politike sa i takon CEZ-it.

Kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike CEZ Shpërndarje njoftoi se administrata tatimore shqiptare i kërkon pagesë për TVSH dhe tatimfitimi në masën 23 milionë euro. Lajmin e konfirmon e përditshmja e Pragës “Lidove Noviny”, duke iu referuar burimeve nga kompania-mëmë CEZ Group. Sipas gazetës, CEZ-it i kërkohet një absurditet: të paguajë nga arka e vet taksat për fatura, ku figuron furnizimi i kryer dhe TVSH-ja, por këto fatura nuk janë paguar nga klientët, pra nuk janë arkëtuar. Një numër i madh i këtyre klientëve, madje, janë ndërmarrje dhe institucione shtetërore.

Nga ana e saj, kompania çeke kërcënon me ndërprerjen e energjisë elektrike për ujësjellësit në Shqipëri. Gazeta citon menaxherët e CEZ-it që kanë thënë se "ne do të ndërpresim energjinë për kompanitë shtetërore, pasi detyrimi i tyre ndaj nesh me fatura të papaguara shkon në ekuivalentin e rreth 23.4 milionë dollarëve". Duke insistuar se biznesi në Shqipëri është shndërruar në ferr për CEZ-in, e përditshmja çeke kujton se as vizita në Tiranë e kryeministrit Petr Necas dhe ndërhyrja e Bankës Botërore nuk kanë ndihmuar për zgjidhjen e situatës. "CEZ absolutisht e kundërshton këtë trajtim" citon “Lidove Noviny” zëdhënësen e CEZ-it Barbora Pulpanova.

Ndërkohë kompania çeke ka ndëmarrë një aksion për ndërprerjen e energjisë për ata që nuk paguajnë faturat. Sipas zëdhënëses masat ekstreme kanë bërë efekt dhe kanë rezultuar të suksesshme, ndërsa qeveria shqiptare ka paguar një pjesë të borxhit. Megjithatë, energjia në Shqipëri shpërdorohet jo vetëm nga kompanitë shtetërore. Në muajt e kaluar CEZ Shpërndarje shkëputi lidhjet për fshatra të tërë që nuk paguanin asnjë faturë. Në disa raste punonjësit e kompanisë janë sulmuar fizikisht nga banorët e zonave ndërsa këto probleme e kanë bërë CEZ-in të hyjë në vështirësi ekonomike.

Në raportin vjetor për vitin 2011, CEZ paralajmëroi se, nëse kushtet nuk do të ndryshojnë në Shqipëri, kompania do të humbasë rreth 500 milionë USD në tre vitet e ardhshme. E përditshmja Livode Noviny insiston se kjo situatë ka ndikuar edhe në marrëdhëniet mes Republikës Çeke dhe Shqipërisë. Në prill, kryeministri Necas dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë Kuba mbështetën CEZ-in në takimet që zhvilluan gjatë vizitës në Tiranë.

Të enjten Enti Rregullator i Energjisë do të zhvillojë mbledhjen e rradhës të Bordit të Komisionerëve, ku dy pikat kryesore të rendit të ditës që do të diskutohen janë shqyrtimi i kërkesës së Shoqërisë CEZ Shpërndarje sh.a. “Për vendosjen si garanci të aseteve të CEZ Shpërndarje Sh.a. në kuadër të Marrëveshjes së kredisë ndërmjet CEZ Shpërndarje dhe IFC/BERZH” dhe procedimin administrativ per vendosje gjobe ndaj Shoqërisë CEZ Shpërndarje sh.a., thuhet në një njoftim të ERE-es.

(gk/dm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narko drejtësisë

Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narko drejtësisë