Qeveria e Serbisë thotë se është ‘fake news’ lajmi se kryeministrja Ana Brnabiç nuk ka marrë pjesë në foton familjare me liderët në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë. Në një reagim zyrtar qeveria serbe njofton se kryeministrja ka marrë pjesë në fotosesionin e përbashkët të të gjithë liderëve të Evropës dhe të rajonit.
Por fotoja që mediat serbe kanë publikuar, shihet teksa kryeministrja e Serbisë po shijon performancën e grupeve popullore para liderëve të Evropës dhe Rajonit.
‘Qeveria e Republikës së Serbisë është e detyruar të mohojë shkrimet e disa mediave rajonale dhe vendase, të cilat raportojnë se kryeministrja Ana Brnabiç ka refuzuar të fotografohet me liderë të tjerë gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë.
Përkatësisht, Brnabic ka marrë pjesë në një fotosesion të përbashkët të të gjithë liderëve evropianë dhe rajonalë në Tiranë, siç mund ta shihni në fotot e bashkangjitura. Me këtë Serbia edhe një herë tregoi se nuk ndjek politikë izolimi, por se është e orientuar drejt bashkëpunimit dhe zgjidhjes së të gjitha çështjeve të pazgjidhura përmes dialogut.
Gënjeshtrat e tilla të publikuara në opinion dëmtojnë edhe reputacionin e Republikës së Serbisë dhe përfitojnë vetëm ata që nuk ia dëshirojnë të mirën vendin tonë.
Pa synuar të hyjmë në arsyet e përhapjes së lajmeve të rreme, dëshirojmë të nënvizojmë edhe një herë se Republika e Serbisë, me qëndrimin e kryeministres në Tiranë dhe bisedimet e saj me liderët evropianë, ka konfirmuar se është e përkushtuar në mënyrë të përhershme ndaj politika e integrimit, bashkëpunimit dhe lidhjeve rajonale.’- thuhet në reagimin e qeverisë së Serbisë.
Lajmi kryesor:
Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë! Michel garant Rajonit: Zgjerimi brenda 2030, BE do e mbajë premtimin! Rama: Mbështetja ekonomike s'është realizuar
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4414
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Procesi i Berlinit hyn në vitin e 11-të! Çfarë është arritur ndër vite dhe çfarë pritet nga takimi i 14 tetorit?
14 Tetor, 08:01
-
Një samit, shumë simite dhe një mjeran
20 Tetor 2023, 17:30
-
Frrok Çupi: Pse ka ngërç te fjalët 'Europa e Ballkanit'?
19 Tetor 2023, 09:41
-
Ben Andoni: BE konfuze me Gazën, ‘Paqja e të pasurve’, e ardhmja e shqiptarëve
18 Tetor 2023, 17:07
-
Ndoshta Samiti në Tiranë mund ta 'ndryshonte' opozitën
18 Tetor 2023, 15:42
-
VIDEO/ Pjesëmarrësit e Samitit të Procesit të Berlinit ‘nxitojnë’ të hapin picat ‘Rama’ gjatë drekës, u habitën nga ajo që gjetën brenda
18 Tetor 2023, 10:58
-
Rama i përqendruar te telefoni, Scholz ngatërron rrugën te shkallët e Kryeministrisë
18 Tetor 2023, 09:04
-
Procesi i Berlinit, çfarë u përfitua dhe mesazhet kryesore! BE 6 mld € Ballkanit Perëndimor, vetëm 2 mld janë grante
17 Tetor 2023, 21:11
-
Çfarë konsumuan liderët e BE-së në Tiranë? Shefi i kuzhinës zbulon detaje në Report Tv: Kisha një muaj që e studioja këtë drekë
17 Tetor 2023, 14:18
-
Rama, një aktor që i shfrytëzon të gjitha dhuntitë e veta
16 Tetor 2023, 22:56
-
Qëndrimi i ftohtë me Ramën, Kryeministrja e Serbisë: Nuk mund të jem e përzemërt me një njeri që kërkoi sanksione për Serbinë
16 Tetor 2023, 22:09
-
Ylli Pata: “Fantazmat” që riktheu Samiti europian i Tiranës
16 Tetor 2023, 21:43