Qeveria emëron zv.ministrat
dhe prefektët e rinj. Ja emrat

Qeveria emëron zv.ministrat<br />dhe prefektët e rinj. Ja emrat
TIRANË – Këshilli i Ministrave është mbledhur mbrëmjen e sotme nën drejtimin e kreut të Qeverisë Edi Rama dhe ka bërë emërimet e reja të zv.ministrave dhe prefektëve të vendit. Mësohet se janë emëruar 10 prefektë ndërsa mungojnë emrat e prefektëve të Vlorë dhe Lezhës.

EMRAT E TE EMERUARVE DHE PERKATESIA SIPAS PARTIVE

Znj. Elona Gjebrea, zëvendësministër i Punëve të Brendshme PS
Z. Ilirjan Mustafaraj, zëvendësministër i Punëve të Brendshme LSI

Znj. Nora Malaj, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit LSI
Z. Arbjan Mazniku, zëvendësministër i Arsimit dhe sportit PS

Znj. Milva Ekonomi, zëvendësministër e Shëndetësisë PS
Z. Klodian Rjepaj, zëvendësministër i Shëndetësisë LSI

Z. Dorjan Duçka, zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë LSI
Z.Ilir Bejtja, zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë PS

Znj. Bardhylka Kospiri, zëvendësministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë PS
Znj. Gentiana Sula, zëvendësministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

Z. Jani Babi, zëvendësministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rual dhe Administrimit të Ujërave
Z. Alban Rusi, zëvendësministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural e Administrimit të Ujërave PS

Z. Ylli Manjani, zëvendësministër i Transporti dhe Infrastrukturës LSI

Z. Dritan Hila, zëvendësministër i Mbrojtjes PS

Z. Sokol Dervishaj, zëvendësministër i Punëve të Jashtme LSI
Z. Alqi Puli, zëvendësministër i Punëve të Jashtme PS

Znj. Brunilda Paskali, zëvendësministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë e Sipërmarrjes LSI

Z. Majlind Lazimi, zëvendësministër i Integrimit Evropian LSI
Z. Gentian Elezi, zëvendësministër i Integrimit Evropian PS

Z. Zef Çuni, zëvendësministër i Kulturës PS

Z. Gjon Radovani, zëvendësministër i Zhvillimit Urban dhe Turizmit PS

Znj. Oljana Prifti, zëvendësministër i Mjedisit LSI
Znj. Diana Bejko, zëvendësministër i Mjedisit PS

4- Lirimin nga detyra të znj. Lealba Pelinku si kryetare e Komisionit të Prokurimit Publik, e cila vijon mandatin e anëtarit të këtij komisioni, dhe emërimin si kryetar të Komisionit të Prokurimit Publik të z. Denar Biba.

5- Lirimin nga detyra të z. Avenir Peka si drejtor i përgjithshëm i Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

PREFEKTET E EMERUAR

Aljona Mansaku, Prefekt i Qarkut të Tiranës lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet z.Sadi Vorpsi, Prefekt i Qarkut të Tiranës PS

Genc Juka, Prefekt i Qarkut Durrës lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet z. Rolant Xhelilaj, Prefekt i Qarkut Durrës PS

Shkëlqim Murati, Prefekt i Qarkut Fier, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet z.Xhevit Bushaj, Prefekt i Qarkut Fier PS

Elez Maçi, Prefekt i Qarkut Kukës, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet z. Ram Hoxhaj, Prefekt i Qarkut Kukës PS

Shefqet Deliallisi, Prefekt i Qarkut Elbasan, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet z. Arben Kamami, Prefekt i Qarkut Elbasan PS

Andrea Mano, Prefekt i Qarkut Korçë lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet z. Ardit Konomi, Prefekt i Qarkut Korçë PS

Bujar Hoxhaj, Prefekt i Qarkut Berat lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet z. Selfo Kapllani Prefekt i Qarkut Berat LSI

Gëzim Sharku, Prefekt i Qarkut Dibër lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet z. Melaim Damzi, Prefekt i Qarkut Dibër LSI

Mimoza Çomo, Prefekt i Qarkut Gjirokastër lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet znj. Zamira Rami, Prefekt i Qarkut Gjirokastër LSI

Voltana Ademi, Prefekt i Qarkut Shkodër lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet z. Paulin Radovani, Prefekt i Qarkut Shkodër PS

VENDIMET QE MORI QEVERIA

Po ashtu, Qeveria në mbledhjen e sotme mori edhe disa vendime, siç ishin:

1- Propozimi i Projektligjit për kryerjen e shërbimit të auditimit të borxhit të ministrive kundrejt biznesit vendas dhe të huaj.
Ky projektligj adreson situatën emergjente për të shlyer detyrimin e qeverisë ndaj sipërmarrjes vendase dhe të huaj, duke dhënë në këtë mënyrë shembullin e qeverisë shqiptare në shlyerjen e borxheve ndaj palëve të tjera. Ndërkohë do të nisin procedurat për të filluar sa më parë një auditim të plotë financiar të shtetit, duke ftuar të gjitha kompanitë ndërkombëtare për të shprehur interesin ndaj këtij procesi.

2- Shkurtimin e shpenzimeve për shërbimin e transporteve për zyrtarët publikë dhe nëpunësit civilë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur