Shqipëria i jep zyrtarisht dritën jeshile anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

TIRANË- Qeveria Shqiptare, me vendim të Këshillit të Ministrave ka dhënë zyrtarisht dritën jeshile anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO. Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka në mbledhjen e qeverive që u mbajt sot, tha se ky vendim nuk ishte i vështirë, pasi këto 2 vende janë partnere të shkëlqyera dhe një shembull i demokracisë.

"Dhamë dakordësinë për zgjerimin e NATO-s për Suedinë dhe Finlandës, e kemi mbështetur politikën e dyerve të hapura të NATO-së, Suedia dhe Finlanda janë 2 vende partnere që kemi pasur një marrëdhënie të mirë, por edhe një demokraci model, pra nuk ishte aspak një vendim i vështirë apo nuk hezituam, por shpresojmë që ky moment zgjerimi, do të japë edhe një moment të ri, shpresojmë me zgjerimin e Aleancës në Ballkanin Perëndimor, siç ishte rasti i Kosovës", tha Xhaçka.

Një nga temat kryesore që është diskutuar gjatë me homologun grek Nikos Dendias, sipas ministres Xhaçka, ka qenë edhe e drejta e fëmijëve shqiptarë në Greqi për të mësuar gjuhën e nënës dhe për t'u njohur me kulturën shqiptare në sistemin arsimor grek. Pyetur nga gazetari i Report TV, Ermal Qori, lidhur me dokumentet e rregullta për shqiptarët në Greqi, ministrja u shpreh se kjo varet nga rregullorja që ka secili shtet përkatës.

"Çdo vend ka rregullat dhe ligjet e veta me pajisjen me dokumentet që janë emigrantë, kemi respektuar për të drejtat e komunitetit shqiptar në Greqi, që vetë shteti grek flet për mundësi dhe përkujdes më shumë, qoftë për lehtësira në shërbime kosnullore, qoftë për të drejtat e fëmijëve për të mësuar kulturën shqipe në Greqi, kemi folur edhe për çështje të tjera, gjithmonë kuadër të zgjidhjeve he bashkëpunimit të mirë me Greqinë dhe për ato problematika që kërkojnë zgjidhje se nuk janë pak, po 600 mijë shqiptar, prandaj interesat e tyre janë në vëmendjen tonë", u shpreh ministrja.

Në fund, u ndal edhe te çështja e detit me Greqinë, ku tha se Shqipëria po bën gati dosjen dhe më pas palët do të ulen që të diskutojnë në tryezë.

"Kjo nuk ka lidhje vetëm me presidentin, por me përgatitjen e 2 vendeve reciproke, për të gjetur dakordësinë apo jo, që duhet të shkojnë në gjykatë, dhe kur të vijë momenti që të jemi gati do të ulemi për të dakordësuar një kompromis të tillë", tha Xhaçka.

Finlanda dhe Suedia do të dorëzojnë aplikimin e tyre për NATO, teksa Turqia i ka dalë hapur kundër anëtarësimit të tyre me argumentin se mirëpresin terroristë në vendin e tyre. Pa mbështetjen e të gjithë anëtarëve të NATO-s, Suedia dhe Finlanda nuk mund t'i bashkohen aleancës ushtarake. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:33
Shqipëria porositi raketa anti-tank, ministri i Mbrojtjes: E planifikuar para se të niste lufta, ne jemi të sigurt, s'rrezikohemi nga agresioni

 

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije se pajisja e Shqipërisë me raketa anti-tank, ka qenë e planifikuar para se të ndodhte lufta në Ukrainë. Në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Peleshi shtoi se lufta në Ukrainë ka ndikuar sigurisht në shtimin e fondeve për ushtrinë shqiptare.

"Ka qenë e planifikuar më parë, para se të fillonte agresioni, por natyrisht që ky agresion,na ka vënë para një fakti, që është shtimi i buxhetit për FA, ne po i shtojmë fondet dhe planet për një modernizimet FA-së, por edhe përmirësimin e buxhetit", tha Peleshi.

Ai shtoi se Shqipëria nuk është e kërcënuar nga lufta në Ukrainë, pasi është një vend anëtar i NATO-së.

"Ne jemi të sigurt se jemi në NATO, ne jemi në ANTO dhe kjo aleancë mbron çdo hapësirë tonë, sikur të ishte sulmuar një vend me i madh", shtoi ai.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë