Qeveria, kompensohen pronarët e trojeve para stadiumit të Elbasanit

TIRANË - Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të  ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, "Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik", me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave vendosi ne mbledhjen e sotme shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga hapja dhe sistemimi i sheshit para stadiumit "Ruzhdi Bizhuta", të bashkisë së Elbasanit.
Shpronësimi bëhet në favor të bashkisë së Elbasanit. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen, sipas vlerave të mëposhtme:
Për sipërfaqen "truall" prej 1200.26 (një mijë e dyqind pikë njëzet e gjashtë) m², në vlerën 11 354 459.60 (njëmbëdhjetë milionë e treqind e pesëdhjetë e katër mijë e katërqind e pesëdhjetë e nëntë pikë gjashtëdhjetë) lekë.
Për sipërfaqen "njësi" prej 892.65 (tetëqind e nëntëdhjetë e dy pikë gjashtëdhjetë e pesë) m2, në vlerën 57 433 101 (pesëdhjetë e shtatë milionë e katërqind e tridhjetë e tre mijë e njëqind e një) lekë.
Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 68 787 560.60 (gjashtëdhjetë e tetë milionë e shtatëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë pikë gjashtëdhjetë) lekësh të përballohet nga të ardhurat e bashkisë së Elbasanit, planifikuar në buxhetin e saj./ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët