Qeveria ligj të ri për kërkimin shkencor/ PD: Qeveria po e centralizon! Manastirliu: Nuk preket autonomia e Universiteteve në shkencë

Qeveria ligj të ri për kërkimin shkencor/ PD: Qeveria po e centralizon! Manastirliu: Nuk preket autonomia e Universiteteve në shkencë

Ina Zhupa

Tirane- Një ligj i ri i sjellë në Kuvend nga qeveria për kërkimin shkencor, dhe që këtë të mërkurë u diskutua në komisionin përgjegjës të edukimit, ka nxitur të tjera akuza nga opozita.

Kryetarja e Komisionit, edhe pse jo e pranishme në mbledhjen ku drafti do të prezantohej nga ministrja e Arsimit Manastirliu, në një deklarata për mediat nga Kryesia e Kuvendit akuzoi se qeveria po tenton ta centralizojë edhe kërkimin shkencor në vend.

"Centralizohet kërkimi shkencor dhe politizohet shkenca. Po zhdukin autonominë univeritare dhe po zhveshin nga kompetencat profesorët dhe po i monoplizojnë tek qeveria" tha Zhupa.

Pretendimet e Zhupës i hodhi poshtë vetë Ministrja e cila para ligjvënësve socialistë dhe se projektligji i sjellë në Kuvend synon t’i japë një ritëm të ri kërkimit shkencor në vend, duke mos prekur në asnjë moment autonominë universitare.

'Projekt- ligji mbështet kërkimin shkencor nuk prek autonominë universitare,por i motivon institucionet e arsimit të lartë. Krijon për herë të parë institucione që do të ndihmojnë në realizimin e kërkimit shkencor. Dhe Ministria përgjegjse për këtë do të jetë Ministria e Arsmit dhe Sportit' tha Manastirliu

Pika e dytë që sipas deputetes së PD e bën të papranushëm ligjin është edhe faktgi se sipas saj ka financim selektiv dhe klientelist i procesit të kërkimit shkencore

Financimi varet nga kryeministri, ku financimi është i ulët , për kërkimin shkencor, dhe se nëpërmjet konceptit të centralizimit dhe vlerësimit politik kjo do të çojë vetëm nmbështetje të një grupi të kufizuar të seleksionur të komunitetit akademik për kërkim shkencor, u shpreh Zhupa.

Por për ministren Manarstirliu fokusi i këtij drafti është rritja e fondeve për shkencën, jo vetëm nga buxheti i shteti por edhe tërheqja nga  bizneset apo institucionet e tjera publike e private.  

"Fokusi i këtij ligji ka qenë rritja e fondeve nga bizneset. Përtej financimeve nga qeveria shqiptare për kërkimin shkencor të cilat kanë ardhur duke u rritur, duke i dyfishuar fondet. Si dhe për të marrë fonde nga bizneset, industria  apo dhe nga fondet e huaja, tha Manastirliu.

Drafti i ligjit të ri për kërkimin shkencor në vend është sjellë korrikun e kaluar në Kuvend, ndërsa sipas propozuesit synon politika të reja, përcakton fushat prioritare, hartimin e strategjisë apo edhe monitorimi i sistemit kombëtar të shkencës, të gjitha të orientuara nga një strukturë e re që krijohet dhe që do të veprojë pranë Kryeministrit.

Titulli: Drafti i pr/ligjit për kërkimin shkencor

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet