/ATSH/- Udhërrëfyesi i Politikave të Qeverisë për një mjedis mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile në Shqipëri, i miratuar në mbledhjen e fundit të Qeverisë synon krijimin dhe përmirësimin e mekanizmave të bashkëpunimit me shoqërinë civile për të kontribuar në promovimin e qeverisjes, politikëbërjes, gjithëpërfshirëse dhe instalimin e një demokracie më të qëndrueshme në vend.
Dokumenti i rëndësishëm u përgatit nga zyra e projektit TACSO për Shqipërinë në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian, zyrën e Kryeministrit, ministrinë e Integrimit, Agjencinë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile dhe institucione të tjera publike përmes një seri konsultimesh intensive me organizatat e shoqërisë civile nga disa qarqe, thanë sot për ATSH-në burime nga TACSO.
Sipas tyre, Udhërrëfyesi sugjeron zbatimin e një programi me 9 fusha prioritare veprimi, që qeveria është e angazhuar t'i ndërmarrë, me qëllim përmirësimin e bashkëpunimit me shoqërinë civile.
Këto fusha përfshijnë mjedisin e politikave kombëtare strategjike për zhvillimin e shoqërisë civile, institucionet që mbështesin bashkëpunimin Qeveri-OSHC, zhvillimin e vullnetarizmit, rritjen e kontributit të OSHC-ve (Organizatat e shoqërisë civile) në proceset e integrimit evropian të Shqipërisë, përfshirjen e OSHC-ve në procesin e politikëbërjes, financimin publik për programet e tyre, kuadrin legjislativ për regjistrimin dhe aktivitetin, raportimin/ kontabilizmin financiar dhe trajtimin tatimor, mbledhjen e të dhënave për zhvillimin e shoqërisë civile.
Udhërrëfyesi është hartuar në përputhje të plotë me Udhëzuesin e BE-së për mbështetjen e shoqërisë Civile në vendet e zgjerimit për periudhën 2014-2020, pasi synon të sigurojë një kuadër të qëndrueshëm për matjen e progresit në zhvillimin, mundësimin dhe stimulimin e demokracisë pjesëmarrëse në vendet që synojnë hyrjen në Bashkimin Europian.
/Shqiptarja.com