Qeveria miraton bastet online, Artan Shyti: Ligji jashtë realitetit shqiptar, s'do ketë para për sportin! 10 licenca janë shumë

Qeveria shqiptare i ndez dritën jeshile rikthimit të basteve sportive online. Këshilli i Ministrave miratoi më 19 korrik ndryshimet në pr/ligjin për "Lojrat e Fatit", me draftin që do kalojë në Kuvend në muajin shtator.

Në lidhje me këtë draft, ish-kreu i Shoqatës së Basteve, Artan Shyti foli në Report TV për emisionin "Sot Live në Shqipëri" me gazetarin Nertil Agalliu. Sipas tij qeveria nuk ka reflektuar pas propozimeve që grupet e interesit bënë dhe se 10 licenca në rang kombëtar janë shumë. Për të, nga të ardhurat që do grumbullohen, nuk do ketë fonde të mjaftueshme që do ndahen për sportin.

"E kemi thënë dhe përsërisim që qeveria bëri mirë që u kujtua për këtë çështje. Është mirë që të jenë të ligjshme sepse tani të gjithë e kanë kuptuar se gëlonin në të zezë në gjithë vendin. Me çfarë po shohim, nuk është reflektuar asgjë çfarë kemi thënë, jo për përfitimin e kompanive. Bastet shqiptare nga paligjshmëria të bëhen të ligjshme. Shpresojmë që të thirremi nga Parlamenti, për të relfektuar për disa problematika", tha Shtyi.

Më pas ish-kreu i shoqatës së basteve tha se nuk janë reflektuar në draft ato që u kërkuan nga grupet e interesit.

"Propozimet dhe drafti? Ato që kërkuam nuk janë reflektuar. Nuk ka pse të vendoset në ligj që të jesh ortak me kompanitë ndërkombëtare për një licencë. Mundej të rregullohej kjo pikë. Kompanitë që u mbyllën duhet të kishin të drejtë apriori për licencë. Nuk mund të mbyllësh kompanitë vendase dhe të sjellësh të huaja", vijoi ai.

Për Shytin as në Gjermani nuk ndodh që regjistimi i personave që luajnë baste të bëhet me id dhe çdo të dhënë të lojtarit.

"Regjistri elektronik dhe ndalimi i personave për baste? Ligji i mëparshëm fliste për një ankim të familjarëve, që nëse bënin ankesë, një person nuk lejohej. Duhet të dimë realitetin. Kategoritë që ndalohen? Aty ka një draft që mblidhet zv.kryeministri me ministrat që ndajnë paratë e basteve sipas shpërndarjes së miratuar. Duhet të kthehemi në realitet. Pse duhet të ndodhë në Shqipëri që të regjistrohet ai që luan me çdo të dhënë? Nuk ndodh as në Gjermani. Një realitet suedez nuk mund të bëhet te ne", tha ai.

Më pas Shyti u pyet edhe për 10 licencat që do marrin kompanitë që do merren me bastet online.

"10 licenca në rang kombëtar? Nuk është treg që mban 10 licenca, për aq sa ne dimë. Kushtet për kompanitë ndërkombëtare do e bëjnë të vështirë. Shqipëria është gri për bastet, sepse nuk të vijnë ndërkombëtarët kur e dinë që këtu ka baste në të zezë. 10 licenca janë shumë. Të ketë kohë për reflektim dhe unë të jem gabim. Njerëzit që kanë thënë se ky ligj është utopik, kanë nga 20 vite që merren me këtë punë në Shqipëri. Kam frikë se do jetë e njëjta situatë", vijoi Shyti.

Për ish-drejtorin e Teutës dhe një person që është pranë sportit, ky ligj i propozuar që do kalojë në Kuvend nuk do sjellë të ardhura për sportin.

"Përfitimi i sportit? Këtë problem kam unë. Sporti ose do përfitojë pak ose shumë pak. Do ndahen të ardhurat nga një komision. Me këtë ligj nuk do mblidhen para për sportin. Nëse tentativa u bë për të sjellë para në sport. Nëse e bëjnë kështu si e kanë, them se nuk do ketë para për sportin", tha Shyti.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë