TIRANË,- Këshilli i Ministrave miratoi të mërkurën marrëveshjen e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë elektrike.
Gjatë mbledhjes së sotme qeveria miratoi dhe një sërë vendimesh të tjera si, heqje nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore. Kështu, 7 objekte të ndodhura në pronën me emërtim "Qendra e Formimit Policor, Sauk-Tiranë", i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Punëve të Brendshme, për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Një tjetër vendim i Këshillit të Ministrave lejon 'dhënien në përdorim të përkohshëm, për një periudhë 40-vjeçare, të objektit nr.42, me emërtim "Instituti i Studimeve dhe Projektimeve të Mbrojtjes", nga Ministria e Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Brendshme, për Shkollën Shqiptare të Administratës Publike.
Gjatë mbledhjes së sotme qeveria miratoi dhe një shtesë fondi prej shtatë milionë lekësh buxhetit te Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2014. Ky fond shtesë i kalon këtij dikasteri për mbulimin e shpenzimeve të shërbimit të konsulencës së projektit "Ndërtimi i sistemit të ruajtjes së informacionit dhe vazhdueshmërisë së punës së Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile". /ATSH/
/Shqiptarja.com