Në mbledhjen e djeshme Këshilli i Ministrave ka miratuar një tjetër zonë të re për zhvillim pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar. "Shpalljen si zonë e përshtatshme për zhvillimin e detyruar të zonës 4, njësia administrative Durrës, Bashkia Durrës, zonë e re për zhvillim" thuhet në vendimin e qeverisë. Vendimi është miratuar me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj.
Si në rastet e mëparshme, Fondi Shqiptar i Zhvillimi është caktuar si zbatues i projektit për ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike e kritike, realizimin e ndërtimeve në këtë zonë dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të kësaj zone.
Në datë 13 shkurt u miratuan dy zona të tjera për zhvillim në Durrës duke e çuar në total në tre numrin. Në 31 Janar ministri për Rindërtimin Arben Ahemtaj deklaroi se në total janë 18 zona ku do të ndërtohet pas tërmetit tragjik (lexo ketu).
Ministri i Shtetit për rindërtimin, Arben Ahmetaj tha dje në Report Tv, se donatorët janë të ftuar nga qeveria për të marrë pjesë në Komisionin Shtetëror të Ndërtimit me të drejtë vote, vendimet e të cilit më tej shkojnë për votim në Këshillin e Ministrave.
Tre ditë më parë Konferenca e Donatorëve "Bashkë për Shqipërinë" organizuar nga Komisioni Evropian në Bruksel, mblodhi 1.15 miliardë euro grante, hua, e fonde për projekte zhvillimi nga rreth 100 vende që morën pjesë në këtë konferencë për të shprehur solidaritetin ndaj Shqipërisë në përpjekjen për t'u ringritur pas tërmetit.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1553
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj afatet e hetimit për Arben Ahmetajn
27 Dhjetor, 11:21
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj, nuk kthehen pronat e sekuestruara! Zbardhet VENDIMI
25 Dhjetor, 20:20
-
Dosja ‘Buka’, GJKKO nuk nis gjykimin për Ahmetajn, i jep SPAK 3 muaj kohë të plotësojë hetimet
10 Dhjetor, 13:48
-
Kreshnik Spahiu: Pastroni politikën duke sekuestruar 10 telefonat e oligarkëve dhe jo 10 grave apo vjehrrave…
9 Dhjetor, 16:22
-
I pandehur për shkelje të barazisë në tenderë, deputeti i PS, Plarent Ndreca 4 orë në SPAK: Flas në momentin e duhur
15 Nëntor, 13:06
-
Dosja 'Buka', Avokatët e Ahmetajt kërkojnë pushimin e çështjes, SPAK kalimin për gjykim! GJKKO vendos më 18 nëntor
4 Nëntor, 11:45
-
Afera e Inceneratorëve/ SPAK shtyn me 3 muaj afatin hetimor për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, i mbyll më 22 Dhjetor
23 Shtator, 11:19
-
Në kërkim nga SPAK, Arben Ahmetaj shijon pushimet në shoqërinë e Vangjel Dules në Zvicër! Gazetari nxjerr foton: Po bëjnë plane si të çajnë Çetën e Dibrës
23 Gusht, 20:48
-
Nxjerrja e Ahmetajt si viktimë, ndihma më e madhe që mund t'i jepet çdo të korruptuari
30 Korrik, 14:33
-
Kryeministri më jetëgjatë me ministrat e Financave më jetëshkurtër
30 Korrik, 09:55
-
Ndryshimet në qeveri, Meta: Larje hesapesh brenda PS, Rama frikë nga ‘dëshmia’ e Ahmetajt! Vëngu me nënshtetësi greke? Mund të punojë kundër çështjes së detit
29 Korrik, 13:54
-
Mero Baze: Intervista e Ahmetajt si zhurmuese e pazarit për Kodin e zgjedhjeve
27 Korrik, 21:09