Qeveria ndryshon qendrim për PPP, asnjë koncesion i pakërkuar

Qeveria ndryshon qendrim për PPP, asnjë koncesion i pakërkuar

Mbledhje qeverie

Pas vërejtjeve të përsëritura nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian lidhur me rreziqet që paraqesin për makroekonominë koncesionet ku shteti hyn në partneritet me privation, duket se qeveria ka përgatitur disa ndryshime në ligjin “Për Partneritetin Publik Privat (PPP)”, ku thelbi është se nuk do të pranohen më oferta të pakërkuara.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi dje, gjatë një aktiviteti për prezantimin e projektit “P.A.S.T 4 Future – Promovimi i turizmit të aksesueshëm dhe të qëndrueshëm”, se “ka qenë një diskutim i gjatë midis nesh, Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar, Komisionit Europian dhe USAID-t. Praktikisht qeveria po kalon në një fazë të dytë, shumë më të zgjuar, në aspektin e menaxhimit të risqeve”.

Sipas tij, drafti ka kaluar në institucionet e linjës për marrje mendimi dhe, duke nisur nga viti 2019, qeveria, nëpërmjet këtyre ndryshimeve në ligj, nuk do të lejojë më oferta të pakërkuara në shumë sektorë dhe do të vazhdojë vetëm me ofertat e kërkuara. Kjo, theksoi kreu i Financave publike, bën një diferencë shumë të madhe në të gjithë atë debat, apo pikëpyetje, që kanë lindur këto 27 vite përsa u përket PPP apo koncesioneve.

Ligji
Problemi lind kryesisht nga procedura e një oferte të pakërkuar. Ligji aktual për partneritetin publik-privat njeh dy mekanizma për dhënien e koncesioneve. Mekanizmi i parë është kur qeveria dëshiron të vejë në punë një aset publik, si psh një lumë me potencial për prodhimin e energjisë elektrike dhe e hedh në tender këtë aset. Por kjo nuk është skema që qeveritë shqiptare, ajo e shkuara dhe kjo aktualja, kanë pëlqyer.

Ato kanë pëlqyer rrugën tjetër, në të cilën, një komnpani private pretendon se ka zbuluar një ide, që qeverisë nuk i ka vajtur në mend. Në këtë rast, kompania bën një propozim te qeveria pavarësisht se qeveria nuk e ka kërkuar një propozim të tillë. Qeveria e gjykon propozimin dhe del në konkluzionin se ai vlen dhe si shpërblim, i jep propozuesit një bonus, një avantazh të paracaktuar në një tender që teorikisht do të pranojë oferta për këtë propozim. Në të vërtetë, kjo është rruga që mbyll mundësinë për garë dhe paracakton fituesin.

Qeveria e shkuar dha në këtë mënyrë disa qindra kontrata koncesionare për ndërtim hidrocentralesh. Qeveria aktuale e shtyu më tej përdorimin e kësaj skeme, duke dhënë, jo vetëm kontrata për ndërtim hidrocentralesh, por edhe kontrata për ndërtim rrugësh, me vlerë qindra miliona euro. Në këtë kuadër, Ekzekutivi Rama ka shpallur edhe një paketë koncesionesh, “One Billion”, me vlerë 1 miliard dollarë.

Borxhet
Problemi tjetër i madh është një rritje e rrezikshme e borxhit, e fshehur nën petkun e financimeve nga private. Fondi Monetar Ndërkombëtar shprehu i pari fillimisht shqetësime për kontratat koncesionare në raportet e tij për Shqipërinë, ku kërkoi, mes të tjerash, që kostot e këtyre kontratave të llogariten si borxh publik nga një regjistër i veçantë, nën menaxhimin e Institutit të Statistikave. Deri tani qeveria nuk kishte marrë masa për ta zbatuar këtë rekomandim.

Duke vlerësuar se kapacitetet administrative të qeverisë shqiptare për vlerësimin e cilësisë së projekteve të investimit janë “të papërshtatshme”, Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkoi që qeveria aktuale të mos firmosë “asnjë kontratë të re të madhe koncesionare”. “Kuadri i punës së qeverisë për përzgjedhjen dhe priorizimin e projekteve të investimit, si dhe për vlerësimin e kostove dhe rreziqeve fiskale, mbetet i pamjaftueshëm sipas vlerësimit të FMN-së. Deri sa ku kuadër pune të mund të fuqizohet në mënyrë thelbësore, është më mirë që të mos firmoset asnjë kontatë e re e madhe PPP,” deklaroi përfaqësuesi i FMN-së për Shqipërinë Jens Reinke.

Kjo është një gjuhë me educate, e cila do të thotë se FMN nuk e vlerëson qeverinë shqiptare si të aftë për të gjetur idetë më të përshtatshme për investime publike dhe gjithashtu e konsideron të paaftë për të llogaritur siç duhet kostot dhe rreziqet që mbartin kontrata të tilla për financat e vendit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 24/05/2018 09:05

    Hiqni dore nga PPP se do coni financat ne kolaps . Ne te gjithe boten ka koncendione , por kompanite marrin vepra nga zero dhe jo vepra publike si rruga e kombit ose te tjerat qe jane ndertuar nga buxheti( qe e futen ne risk borxhin publik) qe duhet te mirembahen nga drejtorite rajonale publike te rrugeve . Le te narri privati rrugen nga Thumana ne Rrigazhine , te mos kete rusk te mbuluat nga qeveria dhe oagesen ta vjeli po privati . Ky eshte koncension i paster . Shelli e nis pagesen qe ne fucine e oara te prodhuar , kurse deri sit ( me pisllekun e politikaneve) kompanite off shore nxirrnin gjoja shownzimet pastaj i hidhnin nje kock shtetit . Hidrocentralet jam dakort per kontratat e lidhura por jo atje ku dhjaterrohet ekosistemi . Projekti 1 bilion euro eshte gjoja shpikja e Ahmetajt por e deshtuar , pasi kompanite marrin kredi nga bankat dhe i kerkojne qeveruse me teper se interesi qe i marrin , ne nje kohe ky eshte borxh i fshehur dhe mr mir ta merrte qeveria dhe kosto e ndertimit do ishte me e ulet .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë