Qeveria preku 5 koncesione, por kjo nuk kënaq PD:  Rama nuk prek fondet për PPP e veta

Qeveria ka prekur 5 koncesione në mënyrë që ato para të kalojnë në fondin e përballimit të koronavirusit, por kjo nuk kënaq ende Partinë Demokratike. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha se Rama nuk prek koncesionet e veta për të ndihmuar shqiptarët, por ato para i ndan me miqtë e tij. Sipas Bardhit, Rama nuk prek fondet për koncesionet ai nuk i prek dhe në këtë kohë krize të paprecedent mendon të vjedhë shqiptarët.

"Buxheti i Shtetit ka para për të përballuar krizën e krijuar nga koronavirusi, por Edi Rama i ka ndarë ato për miqtë e vet. Fondet për koncesionet ai nuk i prek, sepse edhe në këtë kohë krize te paprecedent mendon të vjedhë shqiptarët. Vjedhja dhe zhvatja është prioriteti i vetëm i Edi Ramës. Prandaj ai nuk i pezullon koncesionet që si hyjnë në punë askujt, sepse ato i hyjnë atij në xhep. Madje ka shpikur arsye për të paguar edhe me shume: plot 240 milionë euro shtesë për koncesionet dhe PPP-të. Këto vendime korruptive vrasin njerëz, dhe përpijnë lekët që ju nevojiten shqiptarëve për të mbijetuar krizën nga COVID 19",  shkruan Bardhi.

Ndërkohë që mbrëmjen e të hënës, ministri Arben Ahmetaj tha për gazetarin Ilir Babaramo se janë prekur 5 koncesione ajo e Check up-it, koncesionet  e mbetjeve, koncesionet e dy rrugëve Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat si dhe koncesioni i laboratorit. (LEXO KËTU)

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5