Qeveria: Rama ka shpenzuar më
pak se Berisha, udhëton 'ekonomi'

Pas akuzave të Partisë Demokratike, se kryeministri Edi Rama 162 ditë në dy vitet e fundit i ka kaluar jashtë vendit duke shpenzuar qindra euro, qeveria ka bërë një përmbledhje të shpenzimeve ndërvite të kryeministrit Rama dhe Berisha.
 
“Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar mesatarisht gjatë një viti po aq herë sa edhe ish-Kryeministri Sali Berisha, por shpenzimet e Kryeministrit aktual janë shumë më të ulëta se sa paraardhësi i tij. Arsyeja është se Edi Rama udhëton brenda Europës në klasin ekonomik, njësoj si të gjithë qytetarët e tjerë. Kurse ish-Kryeministri Berisha ka udhëtuar gjithmonë në klasin biznes”, thuhet në reagimin e publikuar tek faqja “tansparenca.al”.
 
Në tabelën e shpenzimeve të Kryeministrave prej vitit 2007 deri në vitin 2014, duke përjashtuar vitin 2013, që ka qenë një vit jo i plote qoftë për Ramën, qoftë për Berishën, si edhe vitin 2011 për të cilin nuk ka informacion, Rama për vitin 2014 ka shpenzuar më pak se çdo vit në detyrë të ish-kryeministrit.
 
Tabela e shpenzimeve për kryeministrin:
 
2007   16,669 Euro
 
2008   14,265 Euro
 
2009   20,850 Euro
 
2010   13,982 Euro
 
2012   19,760 Euro
 
2014   11,745 Euro



Përditësim i përgjigjes për shpenzimet e udhëtimeve të Kryeministrit:Përveç shpenzimeve në monedhën euro për biletat e avionit që mundësojnë udhëtimet jashtë vendit të Kryeministrit, të publikuara në postimin e djeshëm në portalin transparenca.al (E vërteta për shpenzimet e udhëtimeve të Kryeministrit), administrata ka përdorur edhe monedhën dollarë. Në tabelën e mëposhtme mund të gjeni një përmbledhje të shpenzimeve në dollarë nga viti 2007 deri në vitin 2014 për udhëtimet e Kryeministrit jashtë vendit, si edhe në fund një përmbledhje të të gjithë shpenzimeve.

 

Shpenzime në vite (në dollarë):

Viti Shpenzimet
2007 20,735
2008 8,536
2009 25,734
2010 9,386
2012 21,078
2014 498

Shpenzime në vite (në euro dhe dollarë)

Viti Shpenzime në euro Shpenzime në dollarë
2007 16,669 20,735
2008 14,265 8,536
2009 20,850 25,734
2010 13,982 9,386
2012 19,760 21,078
2014 11,745 498

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve

SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve