Qeveria ka reaguar pas paralajmërimit të Bankers Petroleum se reduktojë prodhimin e naftës deri në ndalim nëse nuk respektohet vendimi i lëshuar nga Gjykata e Arbitrazhit për zhbllokimin e llogarive bankare.
Në reagimin e qeverisë thuhet se, partnerët e huaj apo vendas janë të mirëpritur por "pasuritë kombëtare të Shqipërisë janë një pasuri e të gjithë shqiptarëve dhe as nuk mund të keqpërdoren, as mund të përdoren si kërcënim ndaj vendit".
Qeveria thekson në këtë aspekt se "të gjithë kompanitë që punojnë në Shqipëri, qofshin të huaja apo vendase, duhet t’u binden rregulloreve dhe ligjeve në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Qeveria shqiptare është e vetëdijshme për detyrimin dhe të drejtën e saj që të mos lejojë cenimin e integritetit afatgjatë të pasurive të çmuara të vendit."
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com