Qeveria rregullon urën punonjësit e
Voltanës bllokojnë rrugën në Tiranë

Qeveria shqiptare ka nisur rikonstruktimin e Urës së Bunës, të cilën Bashkia Shkodër e kishte lënë në mëshirë të fatit prej vitesh.

Madje para pak javësh ishte kryeministri Rama që kritikoi kryebashkiaken Voltana Ademi për lënien pas dore që i ka bërë qytetit dhe Urës së Bunës.

Sot, Ekspertët xhenierë të FA po rregullojnë urën me paratë e financuara nga FShZh.
 
Mirëpo, ndërkohë që qeveria ka nisur rikonstruksionin e Urës së Bunës, administrata e Bashkisë Shkodër, duket se është nisur në një tjetër mision nga Voltana.

Voltana e ka nxjerrë administratën të bllokojë rrugët e vendit, krah PD-së. Pra jo vetëm që nuk bëjnë asnjë punë, por edhe prishin punë për qytetarët.
 
Burime për Lexo.al bëjnë me dije se, Greta Bardeli (burri i të cilës është në hetimin tatimor të Shkodrës) Kryetare e Këshillit të qarkut; Xhemal Bushati – Kryetar i Këshillit bashkiak (burri i drejtoreshës së gjimnazit 28 Nentori); dhe të tjerë punonjës të bashkisë në audit, ujësjellës etj, i janë bashkuar sot bllokimit të paligjshëm të rrugëve, duke braktisur detyrën që kanë marrë për t’i shërbyer shkodranëve. Më poshtë edhe fotot që faktojnë prezencën e administratës së Voltanës në bllokimin e rrugëve  ku siç e pamë, ambulancat me të sëmurë mbeteshin në trafik.

[gallery]21968[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen