Qeveria shqiptare dhe Powr China nënshkruajnë ‘Memorandum Bashkëpunimi”

TIRANË - Ministria e Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe kompania shtetërore kineze Power China kanë nënshkruar të martën në Pekin një "Memorandum Bashkëpunimi".
Delegacioni i qeverisë shqiptare kryesohet nga kryeministri Edi Rama, i cili sot takoi homologun kinez Li Keqiang.
Radio e Jashtme e Kinës njofton se Memorandumi i nënshkruar ishte në fokus të bisedës së dy kryeministrave të mërkurën, të cilët dhanë mbështetje për zbatimin sa më parë të tij.
Memorandumi u nënshkrua midis ministrit të Energjetikës Damian Gjiknuri dhe zotit Zhang Jianyue, drejtor ekzekutiv i kompanisë Powr China Chengdu Engineering Corporation Limited. President i Grupit të Ndërtimit dhe Bashkëpunimit i Powr China, Ma Zonglin, ishte gjithashtu në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit për të cilin është punuar për rreth gjashtë muaj.
Power China zotëron 50 për qind të tregut botëror të hidroenergjisë, e listuar me AAA.Ky ishte një takim i rëndësishëm i delegacionit të qeverisë shqiptare dhe drejtuesve ekzekutivë të kompanive të mëdha shtetërore kineze, mes tyre përveç Powr China edhe Sino Sure dhe China Development Bank.
Të martën në mbrëmje Powr China e mirëpriti delegacionin qeveritar shqiptar të kryesuar nga kryeministri Edi Rama, të udhëtonte me trenin e shpejtësisë së lartë të linjës Pekin - Tianjin. Kjo hekurudhë është ndërtuar nga Power China. /ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

'Bota është në heshtje'/ Dëshmia prekëse në OKB e Tanya Haj-Hassan, mjekes vullnetare në Gaza (VIDEO)