
Duke u ndalur tek përgjegjësia e qeverisë shqiptare nisur nga fakti se Zaev ka çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, Cakaj tha se në asnjë moment asnjë zyrtar i qeverisë nuk ka premtuar hapjen e negociatave, por diskursi i tyre politik ka qenë ndryshe nga Maqedonia e Veriut.
" Përgjegjësia që institucionet kanë para publikut e kushtëzuar dhe matet me diskursin që kemi pasur me publikut. Në Maqedoni ka pasur premtime se nëse nuk hapen negociatat do të japin dorëheqjen, prandaj përgjegjësia e autoriteteve është krejtësisht e tyre. Unë nuk e di nëse Rama, unë apo i qeverisë ka premtuar se negociatat do të hapen, ne kemi thënë se jemi zotuar që do të bëjmë përpjekje por jo se do të jepet përfundimisht rezultati i pritur, tha Cakaj.
Lajmi kryesor:
Cakaj: Rama dhe unë s'kemi pse të dorëhiqemi, nuk premtuam hapjen e negociatave! S'ka vend për dekurajim (VIDEO)











