TIRANË Në përgjigje për kundërshtarët e tyre politike, por duke marr spunto edhe nga Maqedonia e Veriut, ministri i jashtëm Gent Cakaj tha se nuk ka asnjë motiv që Rama apo ai që të japin dorëheqjen, sepse nuk kanë premtuar hapjen e negociatave, por shumë punë për të marrë një vendim pozitiv. 

Në një dalje për media, një ditë pas samitit ku liderët e BE-së nuk arritën që të merrnin një vendim për Tiranën dhe Shkupin zyrtar, Cakaj tha se nuk ka vendim për dekurajim, pasi u vlerësuan në unanimitet përparimi i dy vende, por nuk pati dakordësi të plotë për shkak të problemeve të brendshme të BE-së.

Ai shtoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u trajtuan identik dhe ku marrë parasysh se mes të tjerave qeveria e Zaev sakrifikoi identitetin për rrugëtim Europian është një tregues i qartë se vendimi i BE-së ka qenë politik dhe se nuk ka vend për dekurajim.  

"B Nuk është dështim i Shqipërisë, po për shkak se BE është në proces të shqyrtimit të brendshëm brenda BE-së. U trajtuan në mënyrë identike, sepse të dyja vendet i kanë përmbushur të gjitha kushtet sepse shtyrja nuk ka të bëjë me performancën e tyre, por me faktorë të tjerë brenda BE-së. Maqedonia e Veriut ka ndryshuar dhe emrin dhe vendimi u shty se nuk ka pasur lidhje me Maqedoninë e Veriut apo Shqipërinë. Varg divergjencash në zemër të BE-së. Suksesi nuk varet nga angazhimi i Shqipërisë për integrim, por edhe kapaciteti i BE-së për zgjerim. Nuk do të pengojë në vonesën e Reformave. Jo thjesht se është e nevojshme për rrugën Europiane të Shqipërisë, por për ta bërë Shqipërinë Europiane. S' ka vend për dekurajim. , tha Cakaj.

Ai ka pasur edhe një koment për Alvinin, 11-vjeçarin e mbyllur në kampin në Siri, duke thënë se ky është një rast i vështirë, për të cilin nuk varet nga diplomacia shqiptare dhe se do i kërkohet ndihmë partnerëve ndërkombëtarë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:49
Fëmija shqiptar në kampet e Sirisë/ Cakaj: Shkon përtej diplomacisë, do bashkëpunojmë me partnerët ndërkombëtarë

1571482773_cakajibrunes.jpg

Duke u ndalur tek rasti i Alvinit, 11-vjeçarit i mbyllur në një kamp në Siri, Cakaj tha se kjo çështje shkon përtej diplomacisë. Ai kërkoi që ky rast të mos keqpërdoret, për të cilin theksoi se do t'u kërkohet një zgjidhje partnerëve ndërkombëtarë për të afruar sa më shpejt Alvinin me babanë. 

"Ky rast të mos keqpërdoret se shkon përtej diplomacisë se dhe vendet e rajonin do i kishte kthyer në vendet përkatëse. Një çështje që duhet të bashkëpunojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë", tha Cakaj.

Ora 12:41
Qeveria shqiptare përgjegjëse?/ Cakaj: Ndryshe nga Maqedonia e Veriut ne nuk premtuam hapjen e negociatave

1571480220_cakaj.jpg

Duke u ndalur tek përgjegjësia e qeverisë shqiptare nisur nga fakti se Zaev ka çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, Cakaj tha se në asnjë moment asnjë zyrtar i qeverisë nuk ka premtuar hapjen e negociatave, por diskursi i tyre politik ka qenë ndryshe nga Maqedonia e Veriut.

" Përgjegjësia që institucionet kanë para publikut e kushtëzuar dhe matet me diskursin që kemi pasur me publikut. Në Maqedoni ka pasur premtime se nëse nuk hapen negociatat do të japin dorëheqjen, prandaj përgjegjësia e autoriteteve është krejtësisht e tyre. Unë nuk e di nëse Rama, unë apo i qeverisë ka premtuar se negociatat do të hapen, ne kemi thënë se jemi zotuar që do të bëjmë përpjekje por jo se do të jepet përfundimisht rezultati i pritur, tha Cakaj.