Qeveria shton fondin për KQZ, 20 milionë lekë për përgatitjen për zgjedhjet 2025

Qeveria shton fondin për KQZ, 20 milionë lekë për përgatitjen për zgjedhjet 2025

KQZ

TIRANË- Ndërsa në pranverë pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare 2025, qeveria ka miratuar një fond shtesë në buxhetin e vitit 2024 për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në vendimin e Këshillit të Ministrave, thuhet së në buxhetin e KQZ janë shtuar 20 900 000 lekë me kërkesë të Ministrisë së Financave.

Në vendim thuhet se ky fond shtesë do të përdoret nga KQZ për përgatitjet para zgjedhjeve dhe do të përballohet nga buxheti i shtetit për vitin 2024.

V E N D I M  PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2024, MIRATUAR PËR KOMISIONIN QENDROR TË ZGJEDHJEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2024, në programin 01610 “Planifikim, menaxhim, administrim”, i shtohet fondi prej 20 900 000 (njëzet milionë e nëntëqindmijë) lekësh, në zërin “Shpenzime korrente”, për mbulimin e shpenzimeve përgatitore, që i paraprijnë zgjedhjeve për Kuvendin, të vitit 2025.

2. Efekti financiar, sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2024.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk mori pjesë në një bisedë telefonike mes presidentit Zelensky dhe Donald Trump

Elon Musk mori pjesë në një bisedë telefonike mes presidentit Zelensky dhe Donald Trump