TIRANE-Ministria e Infrastrukturës ka shtyrë kontratën koncesionare me kompaninë SGS të kolaudimit të makinave deri në 31 Dhjetor të vitit të ardhshëm.

Shtyrja me 16 muaj nuk është bërë zyrtare, por konfirmohet nga burime për Shqiptarja.com pranë ministrisë së Infrastrukturës.

Kontrata 10-vjeçare me SGS përfundonte në 1 shtator të këtij viti, por ministria nuk i nisi procedurat për liberalizimin e tregut duke e shtyrë marrëveshjen edhe me 16 muaj.  

Tashmë pritet që institucionet përkatëse të nisin procesin e transferimit 6 muaj përpara përfundimit të koncesionit duke pasur 16 muaj në dispozicion. Shërbimi i kolaudimit është një treg që qarkullon rreth 8 milionë euro në vit.