VKM/ Ngrihet task-forca për kontrolle në zonat turistike, nga janari gjoba për bizneset që ndotin mjedisin e ujërat

Këshilli i Ministrave ka miratuar ngritjen e një task-force për të bërë kontrolle nëpër zonat turistike, me synim përmirësimin e infrastrukturës së ujërave të ndotur. Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, tha se çdo biznes që gjendet në shkelje do të gjobitet dhe se kontrollet nisin që në janar të vitit 2024, dhe mbyllen në dhjetor.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në përfundim të mbledhjes së sotme të qeverisë, njoftoi se qeveria shqiptare do të krijojë një task forcë të dedikuar për inspektimin, kontrollin dhe shëndetësimin e të gjitha subjekteve, sidomos në zonat turistike për të përmirësuar infrastrukturën e trajtimit të ujërave të ndotur që shkarkohen në ujërat larës: det, lumenj apo liqen.

“Është një akt normativ që vjen si propozim i përbashkët i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për të bërë një kontroll të rreptë në të gjithë territorin, në këto territore të ujërave larës që thashë, në bashkëpunim me të gjitha subjektet private të cilat do të duhet të bëjnë akoma më shumë për përimirësimin e shërbimit dhe për të ruajtur standardet që kanë të bëjnë me trajtimin e ujërave ndotës që prodhohen nga shtimi i lartë i popullsisë në sezonin turistik”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Vendimi i dytë i mbledhje së sotme të qeverisë ishte  një rishikim i një vendimi të Këshillit të Ministrave që ka të bëjë me rregullat dhe procedurat për aplikimet që ndjekin të gjitha subjektet private në vlerësimin e ndikimit në mjedis.

“Me gjithë procesin e digjitalizimit që kemi bërë në shërbimet publike, një pjesë e këtyre dokumenteve, nuk do t’i kërkohen më subjektit privat apo publik kur zhvillon një projekt, por do të merret nga vetë ekspertët, specialistët e vetë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit si dhe agjencive të varësisë. Shkurtojmë kohën e procedurës në fjalë nga rreth 60 ditë në vetëm 25 ditë dhe nga 23 dokumente që duhet të ngarkoheshin në sistemin online të aplikimit, shkojmë vetëm në 5 prej tyre. Është një lehtësi shumë e madhe që i vjen në ndihmë të gjithë sektorit privat, por edhe sektorit publik sa herë që bëhet fjalë për projekte zhvillimore”, njoftoi ministrja Kumbaro.

Synimi  i këtij vendimi është që dokumentet të cilat sigurohen nga vetë subjektet publike, nuk ka pse t’i sjellë subjekti privat, por do të garantohen nga vetë autoriteti që jep lejen. Dhe po kështu synimi i dytë është të nxiten investimet, të nxiten punësimet duke ua lehtësuar jetën nga barrat e tepërta të burokracisë të trashëguara nga traditat e mëparshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:18
Ministrja Denaj: Shtyhet me 6 muaj afati për disbursimin e naftës për fermerët

 

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj njoftoi se është shtyre më 6 muaj afati për disbursimin e naftës për fermerët.

“Një lajm i mirë për fermerit që po marrin disbursimin e fundit të naftës. Kemi kërkuar një shtyrje për një afat për 6 muajt të parë të 2024, në mënyrë që dispursimi të ndodhë me një ritëm më gradual. Falë aktit normativ që qeveria mundësoi në nëntor u shtua buxheti për ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe bëri të mundur që fermerët dhe blegtoret që kishin aplikuar dhe kishin fituar ta merrnin të plotë përfitimin e kësaj skeme. Ajo që vjen sot, është lehtësia që për naftën e fermerëve, pjesa procedurale, të ketë një lehtësi dhe tejzgjatje së paku 6 muaj”, tha Denaj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turisti: 28/12/2023 17:30

    Aty mu në mes të Plazhit në Golem te Miami e pranë Hoteleve Prestig etj kutërbon e derdhen ujërat e zeza??!Si ka mundësi?!

    Përgjigju
    • Or tej: 28/12/2023 21:26

      Edhe perpara Bleartit plasin fekalet ne mes te shetitores kur UKD nuk ndez pompat or teeeejjjjj

  • Lali: 28/12/2023 17:28

    Po Oxhaqet e tymit në mes të Tiranës?!

    Përgjigju
  • Miri: 28/12/2023 17:15

    Fiks fare

    Përgjigju
  • Fermeri: 28/12/2023 14:48

    Grate e qeverise me hajdute se burrat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë