Ministria e Drejtësisë ka ndryshuar projektligjin për trajtimin e të dënuarve dhe paraburgosurve, në mbështeje të aktit special normativ të qeverisë për goditjen e njerëzve të krimit përmes bllokimit të pasurisë, izolimit fizik dhe sanksioneve ekonomike.
Versioni i parë i projektligjit është depozituar nga Kuvendi që në fund të muajit tetor 2019.
Por, pas miratimit të aktit normativ anti-krim, Ministria e Drejtësisë e ka rishikuar nismën duke bërë dy ndryshime të rëndësishme.
“Ky ligj është riparë nga fillimi dhe sot kemi ardhur me një propozim të ri...duke mbajtur në konsideratë edhe paktën e fundit anti-KÇK, që është miratuar me akt normativ me qëllim, që të merren masa parandaluese gjithmonë në garantimin e sigurisë dhe të rendit publi”, ka pohuar ministrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj, në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, gjatë diskutimit të nismës ligjore.
Ndryshimi i parë konsiston në zgjerimin e të dënuarve dhe të parabugosurve, të cilët do të izolohen, duke iu nështruar regjimit të posaçëm 41 bis.
Propozimi parashikon izolimin e rreptë edhe për të gjithë ata të dënuar apo të paraburgosur, për të cilët nstitucionet ligjzbatuese kanë informacione se përbëjnë rrezikshmëri të lartë dhe e vazhdojnë veprimtarinë kriminale brenda në burg, me banda ose si pjesë të bandave apo subjekte të tjera kriminale që veprojnë jashtë burgut.
Pra, izolimi do të bëhet në bazë informacionesh, pavarësisht veprave penale për të cilat janë dënuar apo për veprat penale që janë nën hetim.
Ndërkaq, ligji në fuqi për regjimin e posaçëm i izolimit '41- bis', i aplikuar që në janar të viti 2019, parashikon 24 kategori të dënuarve apo të burgosurve, të cilët në raste të veçanta i nënshtrohen izolimit të ashpër, për të pamundësuar kontaktet me botën e jashtme.
Ligji në fuqi parashikon izolimin vetëm të dënuarve për vepra të rënda penale apo të paraburgosurve të dyshuar për këto vepra.
Propozimi i dytë konsiston në ngritjen e një strukture speciale policore për monitorimin e zbatimit të regjimit '41 bis' si dhe për mbrojtjen e punonjësve të burgjeve që kërcënohen nga të dënuarit.
Pas aplikimit të '41 bis' gjatë vitit 2019, përfaqësues të administratës së burgjeve janë kërcënuar me jetë nga të burgosurit me rrezikshmëri të lartë.
Tre muaj më parë u kërcënua me jetë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili.
Kërcënuesi ishte Muharrem Zilija, i dënuar më parë për shpërndarje droge, i cili dyshohet se është shtyrë nga një grup kriminal, pas aplikimit '41 bis'.
Ajdeni në Vlorë te rrini derisa te pastrohete Republika e ligji te triumfoje perfundimishte
Përgjigju