Qeveria tur lobimi, Rama-Bushati 
në Paris, Gjosha sot në Londë

Qeveria tur lobimi, Rama-Bushati <br />në Paris, Gjosha sot në Londë
LONDER - Pas raportit pozitiv të Komisionit Evropian i cili i rekomandon për të tretën herë BE-së dhënien e statusit kandidat, krerët e qeverisë shqiptare kanë nisur turin e lobimeve kur kanë mbetur edhe pak ditë nga 27 qershori, dita kur liderët evropianë do të japin verdiktin e tyre.

Kështu ditën e sotme Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është nisur për një vizitë zyrtare në Francë, ku pjesë e axhendës së takimeve do të jetë edhe ai me presidentin Francois Hollande.

Ndërkohë Ministrja Gjosha ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar për të bërë tentativën e fundit në emër të qeverisë shqiptare për të zhdukur skepticizmin anglez për statusin.

Më 4 qershor, Komisioneri për Zgjerim të BE-së Stefan Fule, gjatë vizitës së tij në Tiranë, solli edhe raportin e KE-së, i cili siç u theksua edhe nga vetë komisionari evropian është një “Rekomandim pa kushte” për marrjen e statusit kandidat për Shqipërinë. Në raport vlerësoheshin pozitivisht reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, veçanërisht në 8 muajt e fundit. 

Gjosha në Angli:Vendimi pozitiv i BE-së, sinjal motivues për Shqipërinë
Ministrja e Integrimit Evropian Klajda Gjosha, ka takuar në Angli David Lidington ministrin për Çështjet Evropiane, David Lidington dhe ministrin e Drejtësisë, Simon Hughes. Theksi i këtyre takimeve, ishin reformat që po ndërmerren në funksion të zhvillimit të vendit dhe progresit në axhendën evropiane.   

Gjatë takimit me Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane, David Lidington, Ministrja e Integrimit Evropian Klajda Gjosha e informoi mbi masat e marra nga qeveria shqiptare sidomos në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe reformën në drejtësi.

“Vendimi pozitiv i Këshillit të Ministrave të BE-së, do të  ishte një sinjal i rëndësishëm motivues për Shqipërinë”, u shpreh Ministrja Gjosha gjatë takimit.
Lidington u shpreh se Anglia  mbështet politikën e zgjerimit në BE, dhe aspiratën e Shqipërisë për të qenë pjesë e Unionit, por kjo duhet të jetë e bazuar në evidencë të arritjeve konkrete pra në bazë të meritave të një vendi.

“Jemi duke studiuar me vëmendje progres-raportin e Komisionit Evropian dhe  do të marrim një vendim pasi të nxjerrim përfundimet tona”,-u shpreh Lidington.

Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha zhvilloi gjithashtu një takim me Ministrin e Shtetit për Çështjet e Drejtësisë dhe Të Drejtave Civile, z.  Simon Hughes.
Ministrja falënderoi në emër të qeverisë shqiptare, mbështetjen që Britania i ka dhënë Shqipërisë si dhe informoi ministrin mbi reformën në drejtësi dhe sfidat që e presin vendin në funksion të kësaj reforme.

“Bashkëpunimi me komisionin e Venecias ka qenë mjaft i rëndësishëm për mbarëvajtjen e reformës në drejtësi të cilën ne jemi të vendosur ta zbatojmë në të gjitha hallkat e saj. Është një reformë  të cilën qeveria shqiptare e sheh si të domosdoshme për konsolidimin e  demokracisë në vend”, -tha ministrja Gjosha.

Hughes vlerësoi vizitën dhe angazhimin e qeverisë për të çuar përpara reformat. Ai shtoi se bashkëpunimi në nivel dypalësh duhet  të shtohet.

“Stafet respektive mund të krijojnë kontakte të drejtpërdrejta, në këtë mënyrë pala angleze mund të japë ndihmën e saj në çdo kohë”,-tha Ministri i Shtetit për Çështjet e Drejtësisë dhe të Drejtave Civile të Anglisë. 

Gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar ministren do ta presë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Emigracionit dhe Grupit të Politikave Ndërkombëtare, Mike Anderson.

Ora 15:15 Rama: Për Paris, sot në 18:00 fjala për Europën
Kryeministri Edi Rama komenton në rrjetin social “Twitter” vizitën e tij në Francë ku do të lobojë për statusin e Shqipërisë në BE.

'Për Paris.Sot në 6 fjala për Europën në Institut Français des Relations Internationales, 27 rue de la Procession,75015", shkruan kryeministri Rama. 
bushati

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!