Emisioni investigativ Fiks Fare në Top Channel ka publikuar sot një rast të rëndë të nënprodukteve të mishit në kryeqytet, ku qoftet kanë në përbërje jo mish, por pula dhe dhjamë derri.

Rasti është publikuar sot, ndëkrohë që në këtë skandal është përmendur nga një prej shitëseve në kryeqytet edhe numri i dy i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, që sipas tij është Kreshniku.

Në emision janë dhënë detaje nga mënyra e prodhimit të këtyre qofteve, ndërkohë që inspektorët e AKU-së kanë bërë edhe sekuestrimin e mallit deri në daljen e analizave të produktit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)