'Qokat e fundit', Kushtetuesja i dha 300.000‎€ Fullanit para shpërbërjes

Një nga vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese, para se të shpërbëhej nga veprimi i ligjit të Vetingut, është edhe ‘vulosja’ e dëmshpërblimit të ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, me 56 rroga ose rreth 330 mijë euro, pas shkarkimit nga Kuvendi në shtator të 2014 dhe marrjes së pafajësisë pas akuzave të Prokurorisë si pjesë e përgjegjësisë për vjedhjen e 7 milionë USD në Bankën e Shqipërisë.

Kjo e fundit, tashmë me në krye guvernatorin Gent Sejko, i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese, rrëzimin e vendimeve të të gjitha shkallëve të gjykatave për dëmshpërblimin e Fullanit. Sipas Bankës së Shqipërisë vendimet pro kërkesës së Fullanit për të marrë 56 paga, ishin të paarsyetuara, të njëanshme, kanë cenuar parimin e sigurisë juridike, ndërsa gjykatat ishin jo kompetente për shqyrtimin e një padi të tillë.

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, i përbërë nga Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha dhe Fatos Lulo, që të tre të shkarkuar nga Vetingu, kanë vendosur moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. Vendimi është marrë në datë 30.01.2018, disa javë para se të shkarkohej anëtari i parë i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, për shkak të mosjustifikimit të pasurisë. Pas Lulos, Komisioni i Vetingut shkarkoi nga detyra edhe Altina Xhoxhajn dhe Fatmir Hoxhën, po për shkak të mosjustifikimit të pasurive të deklaruara me burime të ligjshme të ardhurash.

Treshja e gjyqtarëve pretendoi se Banka e Shqipërisë e kishte paraqitur kërkesën në Kushtetuese jashtë afatit 4-mujor nga data e marrjes së vendimit të fundit nga Gjykata e Lartë për dëmshpërblimin e Ardian Fullanit.

Bazuar në aktet bashkëlidhur kërkesës rezulton se vendimi më i fundit në kohë, i kundërshtuar nga kërkuesja, është ai i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë i datës 12.07.2017, kurse kërkesa është paraqitur në Gjykatë në datën 05.12.2017, pra jashtë afatit ligjor 4-mujor.

Thuhet në vendim

Argumenti i Bankës së Shqipërisë

Banka e Shqipërisë pretendon se kërkesën për rrëzimin e të gjitha vendimeve që i japin Ardian Fullanit rreth 330 mijë euro e ka paraqitur brenda afatit të parashikuar në ligj. Banka e Shqipërisë thotë se është vënë në dijeni për vendimin e Gjykatës së Lartë në datën 16.10.2017 nëpërmjet shkresës së përmbaruesit.

Por, trupi i gjykues nuk e ka marrë parasysh këtë fakt, duke pretenduar se Banka duhej të interesohej për vendimin dhe të mos priste ardhjen e përmbarimit.

Nga materialet bashkëlidhur kërkesës rezulton se kërkuesja është një nga palët që ka vënë në lëvizje Gjykatën e Lartë për kundërshtimin e vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit. Në jurisprudencën kushtetuese është theksuar se personi që ushtron ankim/rekurs duhet të interesohet të ndjekë fatin e ankimit/rekursit të tij.

Në këtë kuptim, në rastin konkret nuk rezulton që kërkuesja të ketë pasur ndonjë pengesë për t`u informuar në lidhje me vendimmarrjen e Gjykatës së Lartë apo për t`u njohur me vendimin e kundërshtuar të asaj gjykate. Për sa më sipër, Kolegji vlerëson se kërkuesja, Banka e Shqipërisë, nuk legjitimohet ratione temporis për t`iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për rrjedhojë kërkesa nuk mund të pranohet për shqyrtim në seancë plenare.

Thuhet në vendimin e tre anëtarëve të Kushtetues

Si i fitoi Adrian Fullani 54 paga

- Mbi bazën e propozimit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, me vendimin nr. 64, datë 18.09.2014, Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur shkarkimin e Ardian Fullanit si guvernator i BSH pasi u arrestua.

- Me vendimin nr. 2777 (80-2016-2776), datë 02.06.2016, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur: “Pranimin e pjesshëm të kërkesëpadisë së Fullanit, duke detyruar BSH t’i paguante 12 paga mujore.

- Me vendimin nr. 843 (86-2017-829), datë 01.03.2017, Gjykata Administrative e Apelit Tiranë ka vendosur: “Ndryshimin e vendimit nr. 2777, datë 02.06.2016 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Shfuqizimin e vendimit nr.64, datë 18.09.2014 të Kuvendit të Shqipërisë. Detyrimin e BSH t`i paguajë Fullanit pagat që do të përfitonte në detyrën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, si dhe të Anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nga data e ndërprerjes së marrëdhënieve financiare deri në datën që ky mandat do të përfundonte sipas ligjit.

- Me vendimin nr. 00-2017-1866 (768), datë 12.07.2017, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit nr. 843 (86-2017-829), datë 01.03.2017 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

-Në datë 30.01.2018, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Bankës së Shqipërisë për të rrëzuar këto vendime.

Pretendimet e BSH për vendimet pro Ardian Fullanit

1. Është cenuar standardi i arsyetimit të vendimit gjyqësor lidhur me të drejtën për t`u dëgjuar dhe parimin e kontradiktoritetit në gjykim. Gjykata Administrative e Apelit ka kryer shkelje procedurale, nuk ka kryer një hetim të plotë të çështjes dhe nuk u ka dhënë përgjigje pretendimeve të ngritura nga kërkuesja. Në vendimin e saj nuk ka asnjë analizë, argument apo referencë lidhur me problemet ligjore të ngritura në kundërankim. 

2. Është cenuar parimi i gjykatës së caktuar me ligj. Gjykatës Administrative të Apelit dhe Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë u mungon kompetenca lëndore lidhur me kërkimin për pavlefshmërinë dhe shfuqizimin e vendimit të Kuvendit të Shqipërisë, pasi shkarkimi i një funksionari të lartë nuk mund të jetë objekt i shqyrtimit nga gjykatat e juridiksionit të zakonshëm. Po ashtu, Kolegji Administrativ duhet të kishte vendosur shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore me praninë e palëve.

3. Është cenuar parimi i gjykimit nga një gjykatë e paanshme. Kjo çështje është gjykuar me procedurë të përshpejtuar dhe më pas gjyqtarët që kanë votuar pro tij kanë dhënë dorëheqjen, duke deklaruar mbarimin e mandatit në Gjykatën e Lartë.

4. Është cenuar parimi i sigurisë juridike. Gjykata e shkallës së parë dhe ajo e apelit kanë ndryshuar objektin e padisë duke e transformuar në një padi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të punës, si dhe duke shtuar bazën ligjore. Pala paditëse në proces ka ngritur pretendime në kuadër të padisë për shkaktim dëmi dhe nuk ka pasur ekuivok nga ana e saj në lidhje me objektin e padisë apo me shkakun ligjor.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iliri: 16/08/2018 21:52

    Prandaj duhet ai ligji qe u propozua pak kohe me pare,qe te rishikohen vendimet e dhena nga gjykatat te cilet u shkarkuan nga vetingu

    Përgjigju
  • Iliri: 16/08/2018 21:52

    Prandaj duhet ai ligji qe u propozua pak kohe me pare,qe te rishikohen vendimet e dhena nga gjykatat te cilet u shkarkuan nga vetingu

    Përgjigju
  • Blenard: 16/08/2018 17:35

    Po gjynah ky ska te haj buk ahhhh ai zot nart hak per ne qe na e moret shpirtin para kohe o te felliqur

    Përgjigju
  • geg hyseni: 16/08/2018 16:51

    Hekurat dhe litari jane pak per kriminelet e drejtesise...Kembanat po bien per Vettingun, SPAK-un dhe Prokuroren Arta Marku...Populli kerkon drejtesi...nuk harron!!!

    Përgjigju
  • Futja kot: 16/08/2018 16:50

    ... ja që krisma nuk ka pasur, edhe në ka pasur, ato kanë qenë larg ... Drejtori Juridik i FullHanit paska ndarë € me FullHanin, s'do as mend as kalem ... TURP', komplet TALLAVA'

    Përgjigju
  • Den.....: 16/08/2018 15:10

    Problemi nuk eshte tek Gjykata Kushtetuese por tek Banka e Shqiperise. Cfare punon sot Drejtori Juridik i Fullanit???!!!! E keni eksponent te larte te qeverise!!!!!

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 16/08/2018 15:08

    O SHQIPTAR SHIKONI SE ÇFAR PO JU BËJN .HAJDUTI FULLANI VODHI SA PLASI E PËR VJEDHJET QË BËRI PO SHPËRBLEHET HARAM BUKA QË HANI JENI MË KEQ SE DELET . PO MIR JU A BËJN E KENI HAK .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë