QSUT e rrethuar nga mikrobet
dhe viruset, në rrezik pacientët

QSUT e rrethuar nga mikrobet <br />dhe viruset, në rrezik pacientët
TIRANE - QSUT - rrezik vdekjeje nga mikrobet, infeksionet dhe viruset që e rrethojnë nga jashtë e nga brenda. Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është “shembulli” më i qartë sesi spitalet tona po dërgojnë drejt vdekjes së përshpejtuar pacientët që paraqiten në të për tu mjekuar e shpëtuar jetën. Pamjet e para që të shfaqen në këtë qendër spitalore janë lavazhe, kosha pleherash të zbuluar, mbetje fekale që kundërmojnë erën e rëndë, mbetje spitalore në hapësirat rreth saj, makina të parkuara kudo në ambjentet rrethuese, njerëz që hyjnë e dalin në çdo ambient etj. Por mungesa e higjenës është e theksuar edhe në ambientet e brendshme të spitalit, në tualetet e ndotura, aty mungon uji, dhoma e pacientëve të pa pastruara, muret të shkatërruara, me lagështirë dhe mbeturinat i sheh në çdo cep të pavioneve. Pamjet që të shfaqen sapo hyn në dyert e pavioneve janë shokuese. Mbeturina janë pronaret e vetëm të këtij institucioni, madje edhe pranë sallave të operacioneve, ato po zotërojnë edhe fatin për jetë apo vdekje të pacientëve. QSUT ngjan më shumë me një varrezë makinash, pasi aty hyjnë më shumë makina sesa ambulanca apo staf mjekësor.

d

Emisioni “Urbanika” ju sjell pamje eksluzive brenda dhomave të QSUT, ku vërtetohet qartë mungesa e theksuar e higjenës, mirëmbajtjes, infrastrukturës së amortizuar dhe situatën vdekjeprurëse për të gjithë ne.

f

Skandalet e infeksioneve spitalore tek pacientët e denocuara në media shpesh herë, kanë lidhje drejtpërdrejt me higjenën. Kjo qendër spitalore më e madhe në vend e cila çdo ditë pret mbi 6000 persona është kthyer në rrezik për jetën e pacientëve të shtruar, pacientët ambulatorë, të afërmit e tyre, viziotorët e saj madje edhe të mjekëve që shërbejnë.

Merushe shpata, e cila paraqiti shqetësimin e saj në emisionin Urbanika ishte rasti konkret i marrjes së infeksionit në spital pas operacionit. Edhe pas 8 operacioneve të kryera në trupin e saj, edhe sot e kësaj dite ajo vuan prej infeksionit të marrë pas operacionit të parë në Sanatoriumin e Tiranës.

f

Doktori i përgjithshëm Muhamet Hito, me një eksperiencë në spitalet e SHBA, i ftuar në studion e “Urbanika” shprehet se sado të përsosur të jenë mjekët, kirurgët dhe mjetet nuk kanë vlerë nëse ambinentet mbartin mikrobe, pasi pacienti pashmangshmërisht mund të shkojë në humbje të jetës.

HIGJENA

 “Buxhetin që shteti harxhon për të luftuar infeksionet spitalore do të ishte më mirë ti investonte në përmirësimin e kushteve të punës, në infrastrukturë etj. Kjo situatë që po shohim është e papranueshme, është katastrofale. Në 100 operecione, 40 raste përfundojnë me infeksione në amerikë, ndërsa në vendin tonë këto raste mund të jenë 100% të rasteve. ”, - thotë Dr. Hito.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë