"Queen", grupi mitik britanik i rokut, do të publikojë më 10 nëntor një album që përfshin tre këngë të papublikuara të këngëtarit, Freddie Mercury, i cili vdiq në vitin 1991, prej të cilave një duet me Michael Jackson regjistruar në fillim të viteve '80.
"Përveç këtyre tre këngëve, albumi "Queen Forever" do të ofrojë gjithashtu dhe versione të reja të këngëve të njohura, si dhe jo shumë të njohura", sipas komunikatës të shtëpisë diskografike të grupit "Mercury".
Kitaristi i grupit Brian May, njoftoi në muajin maj se ky album i ri do të përfshijë këngë të viteve 1970 dhe 1980 duke shtuar se kishte ripunuar një numër këngësh me bateristin Roger Taylor.
"There Must Be More to Life Than This", dueti mes Queen dhe Michael Jackson, kompozuar nga Freddie Mercury në vitin 1981 gjatë kohës së albumit "Hot Space", ishte regjistruar nga grupi.
Zëri i Michael Jackson ishte regjistruar në studion e yllit në Los Anxheles, në vitin 1983.
Freddie Mercury kishte regjistruar një version për albumin e tij të parë solo në vitin 1985, por versioni në duet me Michael Jackson do të publikohej për herë të parë në disk, pas miksimit dhe prodhimit të siguruar nga William Orbit (Madonna, Robbie Williams).
Këngët e tjera të njoftuara nga grupi janë "Let Me Be in Your Heart Again", një kompozim i Brian May regjistruar në fillim të viteve 80, por nuk u finalizua kurrë dhe "Love Kills", vepër e kënduar tashmë solo nga Freddie Mercury dhe propozuar në këtë përmbledhje në një version baladë me regjistrime të reja të kitarës dhe baterisë.
"Albumi, që do të jetë i disponueshëm në version CD të thjeshtë (20 këngë) apo CD të dyfishtë (36 këngë) do të përfshijë kënge të viteve 1974, si "Nevermore", një këngë e Freddie Mercuryt që është pjesë e fillimeve të Queen II, dhe "In The Lap of the Gods... Revisited", e përdorur për një kohë të gjatë si përmbyllje e koncerteve të Queen", sipas grupit.
Freddie Mercury, këngëtari i grupit, i prekur nga SIDA, vdiq nga një pneumoni në vitin 1991 në moshën 45-vjeçare.ATSH
/Shqiptarja.com