"Çfarë ka të pistë në lidhjen e Bashës
me Alptekin dhe 1 mln $ në të zezë"

"Çfarë ka të pistë në lidhjen e Bashës<br />me Alptekin dhe 1 mln $ në të zezë"<br>
Historia e pagesës në të zezë të 1 milionë dollarëve, nga një kompani Off-shore për llogari të Partisë Demokratike, tregon më shumë anën e errët se si keqpërdor Lulzim Basha siglën e Partisë Demokratike për llogari të karrierës së tij personale, interesave financiare dhe politike të tij. Edhe pse formalisht ajo është një çështje e fortë ligjore, e penalizueshme nga ligjet shqiptare dhe ato të SHBA, ajo bëhet më e rëndë për shkak të devijimit të përfaqësimit ligjor të Partisë Demokratike nga kompani off-shore dhe njerëz të përfshirë në histori të errëta ndërkombëtare, por që janë miq të afërt të Lulzim Bashës.

Në Kuvend së paku dy deputetë i përmendën Lulzim Bashës, emrin e Kamil Ekim Alptekin dhe lidhjen me këtë histori pagesash. Nuk dua të ndikoj mbi hetimin e kësaj çështjeje, por dua t’i përmbahem vetëm idesë, se si ky njëri e ka rrëmbyer PD dhe e ka strukur në duart e njerëzve të tij të afërt brenda dhe jashtë vendit. Kamili (Ose Qamili) siç e shqiptojmë ne, nuk është thjeshtë një shok universiteti i Lulzim Bashës që ka përfunduar studimet në Utrecht, për ligj dhe ekonomi. Njësoj si Basha ai ka një hapëderdhje në organizatat ndërkombëtare dhe OJQ derisa i është futur biznesit dhe ka disa kompani që nga “Real Estate” e deri tek fonde invsetimesh dhe kompani off-shore si dhe lidhje me shërbime biznesi të ushtrisë turke.

Në kohën që Lulzim Basha ishte Ministër i Jashtëm e emëroi Qemalin Konsull nderi të Shqipërisë në Turqi, ndërkohë që ai rriste aktivitetin e tij në botën e biznesit, lidhjet me ushtrinë turke, dhe kompanitë off-shore.

Mero Baze
Qamili ndërkohë ka avancuar në botën e pushtetit dhe parasë. Në vitin 2016 ai ka pasur një kontratë lobimi duke implikuar ish-këshilltarin për siguri kombëtare të presidentit Trump, Michael Flynn në rrëmbimin e Gulenit nga SHBA , kontratë me vlerë 15 milionë dollarë. Flynn dhe djali i tij, Michael Flynn Jr., thuhet se u takua me zyrtarë të qeverisë turke në dhjetor 2016 – pasi Michael Flynn ishte zgjedhur tashmë si këshilltar i sigurisë kombëtare – dhe thuhet se u diskutua “Mundësia e transportit të z Gulen në një avion privat në burgun turk në ishullin e Imrali. Sipas gazetës “The Wall Street Journal“, “Njësia e Regjistrimit të Agjentëve të Jashtëm” ka nënshkruar një marrëveshje me biznesmenin turk Kamil Ekim Alptekin “për të mirën e Republikës së Turqisë”.

Pra kemi të bëjmë me një person që di të blejë administratën amerikane dhe për të rrëmbyer Gulenin. Për më tej duhet t’ua lëmë hetimeve se çfarë lidhje të errëta ka Lulzim Basha me këtë njeri dhe pse e ka zhytur Partinë Demokratike dhe demokratët në llumin e shërbimeve sekrete dhe sekserëve të terrorizmit ndërkombëtar.

Por ajo që dua të them është se Partia Demokratike kurrë nuk ka qenë kaq private, kaq diskrete, kaq personale, kaq shumë e një njeriu dhe kaq shumë e keqpërdorur në emër të interesave politike, financiare dhe familjare të një njeriu. Kjo është më e rëndë se çdo gjë e rëndë që mund të dalë nga hetimi për Lulzim Bashën.

dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë