Qyteti i dritave, Parisi, është shumë i njohur për ndërtesat e bukura, ushqimin e shijshëm dhe stilin plot klas, dhe eventi i përvitshëm ‘Darka në të Bardhë’ i sjell të gjitha këto sëbashku në një piknik të veçantë. Në vitin e 26-të të saj, që nga realizimi i parë në Pont de Alexandre III dhe Pont de la Concorde, ajo vazhdon të zhvillohet ende vetëm mes një grupi të zgjedhur personash që lejohen të marrin pjesë.
Pjesmarrësit mund të marrin pjesë vetëm nëpërmjet ftesave, tregon Margot Fontaine, dhe për këtë duhet të njohësh patjetër ndonjë prej organizatorëve pasi numri i të pjesmarrësve është shumë i limituar.
Darkuesit e uritur njoftohen për vendin vetëm pak para organizimit të eventit, pasi pika e takimit është sekret për të mos patur të “pa ftuar” dhe për të qenë sa më special.
27-vjeçari Paul-Antoine De Charnace rrëfen se ata mblidhen në një grup të veçantë dhe përgjithësisht janë të njohur apo miq. Pasi mblidhen sëbashku takohën në një vend dhe shkojnë sëbashku drejt vendit të takimit ku zhvillohet darka. Tavolinat mundohen të jenë të ndryshme nga njëra tjetra dhe dallojnë prej dekorimeve të lulëve, si orkidetë, trandafilat, qirinjtë apo shandanët.
Ushqimi që sillet nga të ftuarit është i restoranteve më të mira të Parisit dhe bashkë me shampanjën e bëjnë një natë ideale verore për të festuar mes miqsh dhe në ambiente të freskëta artin e të jetuarit në Paris, në Francë. Kjo ide erdhi para 30 vjetësh kur një grup miqsh morën iniciativën për të festuar një darkë të tillë në ambientet e monumenteve më të mrekullueshme të qytetit, për t’i treguar botës sesa e bukur është Franca.
Në këtë piknik marrin pjesë rreth 15,000 njerëz çdo vit dhe pasi pihen shumë shishe shampanjë atmosfera ngorhet akoma më shumë dhe pjesmarrësit nisin të kërcejnë. Gjatë kësaj mbrëmje ata vizitojnë vende si Louvri, Pont des Arts, Champs-Elysees etj. Darka në të bardhë nuk është më unike vetëm për Parisin por organizohet dhe në vende të tjera të botës, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Afrika Jugore dhe Singapor.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com