TIRANË - Pamjet e uljes së avionit të Giorgio Rifformatos në plazhin e Divjakës xhiruar nga qytetarët e rastësishëm janë paraqitur si provë e prokurorisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Me këto pamje akuza mbron versionin se Rifformato është ulur për të ngarkuar avionin me drogë dhe jo si pasojë e një defekti teknik.

Vetë piloti e ka mohuar dhe këtë të premte akuzën duke deklaruar se ishte turbulenca ajrore ajo që e detyroi të bëj ulje emergjente.

Seanca u shty për javën e ardhshme ku pritet që gjykata të vendos për të administruar këto pamje si provë e fashikullit gjyqësorë në këtë proces, i cili deri në këtë fazë ka mbaruar me deklarimet e dëshmitarëve mes tyre dhe ekspertëve të cilat kanë rrëzuar versionin e Rifformatos.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)