Virusi vdekjeprurës i Ebolës ka mbërritur tashmë edhe në Shtetet e Bashkuara. Rasti i parë me këtë virus është konfirmuar një ditë më parë në Dallas. Zyrtarët shëndetësorë të Texas, thonë se pacienti i paidentifikuar po mbahet aktualisht i izoluar. Personi mendohet ta ketë marrë virusin në Liberi përpara se të udhëtonte në Shtetet e Bashkuara gati 2 javë më parë.
Sipas drejtorit të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, pacienti ka lënë Liberinë më 19 shtator dhe mbërriti në SHBA të nesërmen për të vizituar të afërmit, ndërkohë që nuk shfaqte asnjë simptomë të virusit. Ato dolën në pah më 24 shtator, ndërsa 4 ditë më vonë ai është shtruar në një spital ku mbahet i izoluar.
Virusi, i cili nuk është ngjitës deri sa të shfaqen simptomat, përhapet në kontakt të ngushtë me lëngjet trupore. Punëtorët ndihmës për trajtimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore janë kthyer në SHBA për trajtim, por ky është rasti i parë i një pacienti që mbart Ebolën në tokën amerikane. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbi 3 mijë persona, kryesisht në Afrikën Perëndimore kanë humbur jetën deri më tani nga virusi.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com