Shërbimi në hipoteka vijon të ketë probleme dhe një fakt i tillë u pranua nga vetë ministry Manjani. Ky i fundit teksa u pyet nga gazetari i “Shqiptarja.com” për prezencën e një kompanie “Adisa” në shërbimin publik në hipotekë, theksoi se ky shërbim i tillë me këtë agjensi shtetërore, nuk është shpikur për herë të parë nga Shqipëria, por e aplikojnë dhe vende të tjera.

Sipas minsitrit të Drejtësisë bëhet fjalë për një sportel të një kompanie që do të kryejë vetëm shërbimin për publikun, duke nënkuptuar që do shërbejë vetëm për marjen dhe nxjerjen e dokumentave ligjorë nga zyra e hipotekës. Ministri theksoi se ky projekt është në fazën fillestare dhe se jo dosmosdoshmërisht është një shërbim privat. Nga kaq pak kohë që ka hyrë ky shërbim,

Ministri theksoi se sërisht në hipoteka ka probleme. Sipas tij problem nuk është tek kompania që ofron këtë shërbim, por është tek prapavija, pra tek zyrat e lëshimit të dokumentave që është vetë hipoteka. Manjani theksoi se kjo e fundit e ka problemin më tepër me veten pasi ka vështirësi në evidentimin e pronave të ligjshme, pasi jo gjithçka është elektronike dhe jo gjithçka mund të kryhet në kohën e duhur.

Manjani shtoi se tashmë është duke u kryer fotografimi nga lart i pasurive me qëllim krijimin e një arte lektronike, nga ku mund të sjellë më lehtësi në shërbim. Sipas ministrit, institucioni që ai paguan nuk ka asnjë kosto financiare, por thjesht ndan përgjysmën shumën financiare zyrtare që qytetarët paguajnë për marrjen e një dokumenti në zyrat e hipotekës.Më tej Manjani foli dhe për shkarkimin e 7 drejtorëve të burgjeve nga postet e dyre, ku sipas tij disa ishin arrestuar për korrupsion, disa nuk përmbushnin kriteret dhe disa jtë tjerë nuk respektonin rregulloren.

Manjani shtoi se nuk ka asnjë ndërmënd të shkarkojë Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Artur Zoto, duke e cilësuar këtë të fundit si specialist dhe që përmbush të gjitha kriteret për detyrën që ka. Ndërkohë një tjetër pyetje që Manjani i dha përgjigje ishte dhe ajo për konçesionin 25 vjeçar për përmbarimin shtetëror. Sipas tij, ky konçesion nuk do përsëritet më dhe për pasojë ai është kundër këtyre nismave.  

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)