Një kompani çokollatash në Belgjikë duket se është e pafat në përzgjedhjen e emrit të produktit që ka nxjerrë në shitje. Vetëm një vit pasi e kishin ndryshuar atë, janë të detyruar ta ndryshojnë sërish pasi emri i ri që i kishin vendosur është ISIS dhe çdokujt në këto kohë trazirash në Irak dhe Siri i kujton grupin e militantëve ekstremistë të Shtetit Islamik.

Kompania e gjendur në një situatë tepër të vështirë për shkak të lidhjes që krijojnë njerëzit me ISIS në Lindjen e Mesme, është detyruar t’a ndërrojë sërish emrin e saj. Kompani e çokollatës e prodhon këtë produkt që nga viti 1923 dhe kur këtë vjeshtë po priste porositë si çdo vit nga vende të ndryshme, vuri re se numri i tyre kishte rënie drastike.

Ndaj kur hulumtuan mbi këtë situatë kuptuan që problemi ishte emri. Drejtuesi i kompanisë tha se shumë nga kontaktet që ai kishte marrë për t’i pyetur në lidhje me mos bërjen e porosive si çdo vit, i ishin përgjigjur se njerëzit nuk e duan këtë produkt për shkak të asociimit të emrit të çokollatës me xhihadistët e ISIS.

Ai tregon se ka vendosur që emri i ri i produktit të jetë “Libeert”, dhe shtoi gjithashtu se nëse do ta dinte që ky grup ekstremistësh do merrte këtë emër nuk do ta kishte zgjedhur kurrë si përfaqësuese të produktit të tij.

Ai kërkon mirëkuptimin e të gjithë fansave dhe konsumatorëve të çokollatës së tyre deri në përfundimin e produkteve të prodhuara për krishlindje dhe vitin e ri, dhe premton se do ai do të hidhet sëshpejti në treg me emrin e ri, duke shpresuar se do të jetë i fundit.

Redaksia Online
(Shqipatarja.com)