Dekorimi i Berishës, Ledi Shamku: Krushqit do këmbejnë “nishanet” Deputetja socialiste Ledi Shamku reagon pas dekorimit të ish kryeministrit Sali Berisha nga Presidenti Bujar Nishani, në 25 vjetorin e lëvizjes studentore të dhjetor 1990. Ajo shkruan në Facebook se pas kësaj, Berisha do të dekorojë Nishanin për “bujari”.
 
“Nishani "bujar" dekoron Berishën. Pritet kthim-vizita e krushqisë: Berisha të dekorojë për "bujarì" Nishanin. Më pas krushqit këmbejnë "nishanet"”, përfundon deputetja e PS.

Redaksia Online
Shqiptarja.com