"Një bashkëshorte e mirë duhet t’i
bindet burrit”, mentalitet i të varfërve

"Një bashkëshorte e mirë duhet t’i<br />bindet burrit”, mentalitet i të varfërve
Sa më i lartë niveli i të ardhurave familjare, aq më i ulët është niveli i pajtimit me pohimin “një bashkëshorte e mirë duhet t’i bindet burrit për të ruajtur harmoninë dhe mirëqenien në familje”.

Ky është një nga gjetjet e studimit “Perceptimet dhe qëndrimet rreth barazisë gjinore në Shqipëri”, që u prezantua sot në Tiranë, në një aktivitete ku morrën pjesë zyrtarë të Qeverisë, shoqërisë civile dhe partnerë ndërkombëtarë.

Studimi tregon se familjet në gjendje më të mire ekonomike janë më pak dakord me rolet gjinore.Sa më i lartë niveli i të ardhurave familjare, aq më i ulët niveli i të qenit dakord me pohimin “është më mirë për të gjithë familjen që burri të ketë një punë dhe gruaja të kujdeset për familjen”, thuhet në studim.

Gjithashtu, studimi tregon që duhen rritur përpjekjet në edukimin e djemve dhe vajzave për qëndrime të barabarta ndaj burrave dhe grave që në moshë të vogël.

Studimi mbështetet në 450 intervista të zhvilluara në katër rajone të vendit, një malor, një bregdetar, një qendror dhe rajoni i Tiranës.

80 për qind e personave të intervistuar pohojnë se janë zakonisht gratë ato që bëjnë larjen dhe hekurosjen e rrobave, pastrimin e shtëpisë, gatimin dhe larjen e enëve. Gratë dhe burrat kanë perceptime të ndryshme për ndihmesat që japin në familje. Burrat kanë më shumë gjasa se gratë të pohojnë se punët e shtëpisë ndahen në mënyrë të barabartë ndërmjet tyre dhe grave. Gratë raportojnë se shpenzojnë më shumë orë me punët e shtëpisë se sa burrat: mesatarisht 4,66 orë në ditë përkundrejt 2,71.

Rreth 50 për qind e personave të intervistuar raportojnë se kujdesen për fëmijët e tyre së bashku me bashkëshortin/partnerin. Megjithatë, këtu vihet re një ndarje e theksuar gjinore. Gratë kishin më shumë gjasa se burrat të raportonin se ishin ato që kujdeseshin për fëmijët vetë, dhe se nuk kishin ndonjë mbështetje nga burrat e tyre.

Koordinatori i Përhershëm i Kombeve të Bashkuara dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së, Brian Williams u shpreh se: “Të gjithe ne, përfaqësues të organeve legjislative, ekzekutive, shoqërisë civile, partnerë të zhvillimit, media dhe akademia kemi rol kyç në kryerjen e ndërhyrjeve që kërkojnë rritjen e pjesëmarrjes e grave dhe vajzave në tregun e punës”.

“Kemi rol të rëndësishëm në rritjen e përfshirjes së burrave dhe djemve në angazhimet familjare dhe në ndryshimin e qëndrimeve sociale ndaj rolit të gruas në shoqërinë shqiptare”, shtoi ai.

Studimi u realizua me mbështetjen e PNUD në kuadër të Programit të Barazisë Gjinore dhe me fonde të Qeverisë Suedeze.

Studimi barazia gjinore 2

Studimi barazia gjinore 3

Studimi barazia gjinore 4

Studimi barazia gjinore 5

Studimi barazia gjinore 1

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën