BIRMINGHAM - Diçka e pazakontë ka ndodhur në Birmingham, Britani e Madhe, ku një burrë ka telefonuar policinë për t'u ankuar për prostitutën që sipas tij, ishte e shëmtuar. Ai kërkonte që forcat e rendit ta ndëshkonin, pasi e kishte përshkruar veten më të mirë e më të bukur, nga sa ishte realisht. Policia nga ana tjetër, lajmëro iburrin se prostitucioni ishte jo i ligjshëm dhe ajo çka personi do të marrë tani, është një letër paralajmëruese.
"Personi na tha që kishte lënë takim me një prostitutë, por kur e kishte takuar, nuk i kishte pëlqyer pamja e saj. Sipas tij, ajo e kishte përshkruar veten më të bukur. Ishte e pabesueshme. Ai mendonte se nuk kishte bërë asgjë të jashtëligjshme dhe se policia duhet të hetonte gruan për keqprezantim.
I thashë që gruaja s'kishte bërë asnjë gjë të keqe, por veprimi i tij, joshja seksuale në publik, ishte diçka e paligjshme",-tha një zyrtar i policicë, që më pas shtoi se burri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte këmbëngulur aq shumë tek idetë e tij, sa kishte shkuar në polici që të debatonte në lidhje me këtë çështje.
Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com