"Shkodra n'fest" për fundvit

Në prag të fundvitit dritat kanë ndriçuar rrugët e qytetit të Shkodrës duke krijuar një atmosferë festive. Rrugë, dyqane e lokale të mbushura me drita e zbukurime krijojnë atmosferën festive të fundvitit në metropolin verior. Zbukurimet kanë përfshirë qendrën e qytetit, duke e bërë atmosferën më të ngrohtë. 

Në pedonalen “Kolë Idromenos” këtë vit bashkia e Shkodrës ka organizuar aktivitetin "Shkodra n’ Fest". Sipas kryebashkiakes Voltana Ademi Shkodra n'Fest është një koncept i ri festiv që do të kontribuojë në gjallërimin e jetës sociale, kulturore dhe në krijimin e atmosferës festive në qytet.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, kontrollohet shtëpia e Albert Zajës në Larushk! I dënuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit