Pensionisti italian që qëlloi për vdekje të riun shqiptar,  duket se do të lihet i lirë nga dretësia në Itali.

Grupi hetimor, i cili u ngrit menjëherë pas raportimit të ngjarjes, arriti në konkluzionin se pensionisti, Francesko Sicignano ka qëlluar brenda shtëpisë së tij, jo jashtë saj, pikërisht ashtu siç kishte deklaruar që në momentin e parë autori i kësaj ngjarje.

Ekspertët që po ndjekin këtë çështje kanë thënë se ai e ka kryer vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes, në momentin kur brenda shtëpisë së tij ka konstatuar se ishte futur një tjetër person.
 
Fakti që shqiptari është qëlluar, në pjesën e shkallëve të banesës së pensionistit, duket se do të lehtësojë masën e dënimit ndaj pensionistit.
 
I riu shqiptar Gjergj Gjoni nga Puka hyri me qëllim grabitje në shtëpinë e Sicignano-s, por sapo pronari i e pa, qëlloi me armë zjarri, duke e plagosur fillimisht e më pas i riu humbi jetën.

Redaksia Online
(F.T. shqiptarja.com)