"Siguria në Punë", Ylli: Edukim dhe
informim që në bankat e shkollës

"Siguria në Punë", Ylli: Edukim dhe<br />informim që në bankat e shkollës
Në kuadrin e aktiviteteve që po bën Inspektoriati Shtetëror i Punës në prag të Javës Europiane për shëndetin dhe sigurinë në pune Drejtori i këtij Inspektoriati, z.Dritan Ylli zhvilloi një vizitë në shkollën e mesme të ndërtimit “Karl Gega”.

Drejtori Inspektoriatit Dritan Ylli, zhvilloi një bashkëbisedim me nxënësit e kësaj shkolle për kulturës e sigurisë në vendet e punës në tërësi, duke u ndalur vecanërisht tek sektori i ndërtimit, si një ndër sektorët më me risk për sigurinë e punonjësve.  

Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit, Ylli u shpreh se është shumë e rëndësishme që edukimi dhe informimi për rregullat e punës, për të garantuar një mjedis pune të sigurtë për jetën e punonjësve, duhet të fillojë që nga bankat e shkollës. Duke vazhduar më tej, ai theksoi se një punonjës i kualifikuar, ka një rol shumë të rëndësishëm në sistemin e sigurisë në një ndërmarrje, apo kantier ndërtimi. Sektori i ndërtimit, por jo vetëm, ka nevojë për më shumë punonjës të informuar që të ruajnë jetën dhe shëndetin e tyre në vendet e punës. Ndaj, ne presim, nga ju nxënësit e kësaj shkolle, që nesër të sillni një kulturë të re të ndërgjegjësimit që të bëheni qytetarë të denjë në marrëdhënie të punës, në mënyrë që të mos pranoni pa pasur kushte pune, që garantojnë jetën dhe shëndetin tuaj.

Drejtori i Inspektoriatit tha gjithashtu se krijimi i vëndeve të sigurta dhe të shëndetshme të punës ndikojnë në mirëqënien dhe të drejtën për një punë të denjë të punëmarrësve.
Strategjia e re e sigurisë dhe shëndetit në punë do të përfshije konceptet ne lidhje me sigurinë dhe shëndetin në punë dhe në tekstet shkollore. Kjo është parashikuar që këto koncepte të jenë pjesë e mësimdhënies si në tekstet e tetë vjecares, gjimnazit, ndërsa shkolla profesionale do t'i ketë më të zhvilluara këto tekste. Kështu do të krijohet një kulturë ndërgjegjësimi për të drejtat qe ka një punëmarres.

Ndërkaq përpara nxënësve të shkollës, u prezantua edhe manuali i vlerësimit të riskut. “Inspektoriati Punes dhe Sherbimeve Sociale e ka hedhur ne web site, ne faqen zyrtare, manualin e vleresimit te riskut I cili është projektuar për punëdhënësit, menaxherët e sigurisë dhe shëndetit në punë si dhe për inspektorët e punës në mënyrë që punëdhënësit dhe menaxherët të dinë se si kryhet një vlerësim risku në vëndin e punës dhe inspektorët të dinë se çfarë duhet të kontrollojnë nëdrejtim të tij”, tha drejtuesi i Inspektoriatit.

Ndërkaq Kryetari i Bordit Drejtues të Shkollës së mesme të ndërtimit “Karl Gega” , sipërmarrësi Avenir Kika, vlerësoi shumë bashkëpunimin me inspektoriatin e punës, vecanërisht në rritjen e informimit dhe sensibilizimit për masat dhe rregulloret që duhen ndërmarrë për të rritur sigurinë e jetës së punonjësve. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor