Për të 40-ën ditë radhazi, qytetarët janë mbledhur në protestë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Nga bulevardi, aktivisti Andi Tepelena iu kundër përgjigj drejtorit të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili review-t negative të bëra nëpër biznese në masë, i cilësoi si sulme të organizuara nga protesta me pasojë goditjen e turizmit dhe ekonomisë vendase.
Tepelena iu drejtua kryepolicit Hita, duke i thënë se po bëhet qesharak, e kjo formë kundërvënie ndaj fjalës së lirë e qytetarëve, është mjeti i fundit që një qeveri e rrëzuar mund të përdorë.
“Dua t’i them Hitës në vend që të bësh këto thirrje qesharake se po kthehesh në komunizëm dixhital ,do bëjë mirë t’i bëjë thirrje patronazhistëve që fshihen nëpër bodrume, që u vërsulen qytetarëve. Po të ndërhysh në google për revieë kalon në qesharake. Regjimi bën çmos të kthejë policinë kundër fjalës së lirë. Dikur përdornin spiunët, sot përdorin terrorizmin dixhital... Regjimi është në gramën e fundit dhe po përdor të gjitha metodat për të terrorizuar aktivistët, fjalën e lirë, qytetarët, por kjo nuk do të funksionojë”, tha Andi Tepelena.
Një grup studentësh sot, u kanë shpërndarë protestuesve hallvë për të festuar të 40-at e vrasjes së frikës te qytetarët.
“Janë të 40-at që shqiptarët kanë vrarë frikën. Ka vdekur frika te ne, dalim për atë që mendojmë se duhet dalë dhe kështu do të bëjmë deri në fund. Ndoshta për disa mund të jetë ditë zie, por për ne është ditë gëzimi. Ju ftojmë kush do të provojë pak nga hallva që kanë përgatitur studentët jeni të lirë”, tha studenti.
Lajmi në përditësim...

Në ditën e 40 të protestës, studentët kanë shpërndarë në shesh hallvë.
“Janë të 40-at që shqiptarët kanë vrarë frikën. Ka vdekur frika te ne, dalim për atë që mendojmë se duhet dalë dhe kështu do të bëjmë deri në fund. Ndoshta për disa mund të jetë ditë zie, por për ne është ditë gëzimi. Ju ftojmë kush do të provojë pak nga hallva që kanë përgatitur studentët jeni të lirë”, tha studenti.

Aktivisti Andi Tepelena nga bulevardi, i është kundër përgjigjur drejtorit të Policisë së Shtetit Skënder Hita lidhur me review-t negative të bëra në masë në bizneset shqiptare. Tepelena tha se kjo është një formë e komunizmit të moderuar, një formë e shtetit për të terrorizuar qytetarët e fjalën e lirë.
“Armiq që duan të dëmtojnë turizmin dhe ekonomisë shqiptare. Dua t’i them Hitës në vend që të bësh këto thirrje qesharake se po kthehesh në komunizëm dixhital ,do bëjë mirë t’i bëjë thirrje patronazhistëve që fshihen nëpër bodrume, që u vërsulen qytetarëve. Po të ndërhysh në google për revieë kalon në qesharake. Regjimi bën çmos të kthejë policinë kundër fjalës së lirë. Dikur përdornin spiunët, sot përdorin terrorizmin dixhital, kur ti akoma ke zbuluar kush hoqi flamurin nga ambasada e Izraelit, kush janë agjentët e Iranit e të tjerë, si mund të zbulosh ata që janë armiqtë tanë që duan të shkatërrojnë ekonominë dhe turizmin. Kjo është e turpshme dhe e rrezikshme. Regjimi është në gramën e fundit dhe po përdor të gjitha metodat për të terrorizuar aktivistët, fjalën e lirë, qytetarët, por kjo nuk do të funksionojë”, tha Andi Tepelena.
Komente










