TIRANE - Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka publikuar mesazhet me një qytetar. Në datën 20 gusht qytetari i ka dërguar një meszh kryeministrit duke i kërkuar ndihmë për gjendjen që ishte, pasi kishte tre muaj në errësirë dhe nuk i bënin lidhjen e dritave ngaqë vëllai i tij kishte borxh dhe kishin të njëjtin emër. Qyetetari gjithashtu i kishte shkruar që kishte nënën invalide dhe dhe vajzën dy vjece.

Kurse sot në të njëjtin numër qytetari i ka kthyer përgjigje kryeministrit duke e falenderuar dhe i kërkon falje që nuk e kishte votuar kurrë dhe i premton që pas kësaj do ta votojë, pasi u kujdes për të dhe familjen e tij. Personi i ka dërguar dhe foton e vajzës së vogël ku shkruan "Faleminderit xhaxhi".

Pas mesazhit të dytë kryeministri iu shpreh: " Më vjen shumë mirë që problemi u zgjidh. As nuk të pyeta për kë ke votur, as nuk e ndoqa hallin që të më votosh mua, po se e bëj këtë me të gjithë edhe pse do të doja të bëja shumë më tepër për të gjithë. Të jeni mirë familjarisht."

Mesazhet e kryeministrit me qytetarin