Qytetari në Durrës: S'iki nga hoteli, vetëm po na nxori policia me dhunë

Një tjetër qytetar tha për Report Tv se nga hoteli do të largohet vetëm nëse i nxjerr policia me dhunë, pasi nuk kanë ku të shkojnë. Ai shprehet se për të marrë banesën me qira duhet tapia e shtëpisë së pronarit, por fakti që disa prej tyre nuk pranojnë, pasi duhet të paguajnë 15% në shtet, por edhe çmimet e larta e bëjnë të pamundur.

"Më kanë lajmëruar për t'u larguar sot. Më ka ardhur një ministre mbrëmë në orën 09:00 të darkës, që sot të dalim. Mirë se po dalim por ku do të shkojmë. Bonusi më ka dalë, por duhet tapia e shtëpisë e pronarit, por ku do të shkoj, jam vetë i katërt, qeveria po na jep një tërmet të dytë. Banesa ime doli e pabanueshme nga komisioni. Nuk e di, nuk kemi ku të shkojmë, vetëm kur të vijë policia të na nxjerrë me dhunë. Për ditë kemi kërkuar për banesë me qira, por është e pamundur, janë çmimet e larta, 300-350 euro, është e pamundur. Ne shpresojmë nga shteti. Shteti na futi këtu, tani të marrë masat, jo sa për të larë gojën dhe tani të na nxjerrin jashtë" tha ai.


Lajmi kryesor:

Largimi nga hotelet, pas Thumanës edhe Durrësi shtyn afatin për disa kategori, ja kush duhet të dalë! Banorët: Shteti të gjejë zgjidhje ose të na djegë


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës